​Një nekropol antik zbulohet në jug të Egjiptit

​Një nekropol antik zbulohet në jug të Egjiptit

Ministria egjiptiane e Antikitetit njoftoi sot zbulimin e varrezave antike në qytetin Minia në jug të Egjiptit. Ministri i Antikitetit, Khaled al-Enany deklaroi se në këtë varrezë të madhe janë zbuluar një maskë prej floriri, 40 sarkofagë, rreth 1000 statuja, vazo, bizhuteri dhe artefakte të tjera. “Ky është vetëm fillimi i një zbulimi të ri […]

Ministri i Antikitetit, Khaled al-Enany deklaroi se në këtë varrezë të madhe janë zbuluar një maskë prej floriri, 40 sarkofagë, rreth 1000 statuja, vazo, bizhuteri dhe artefakte të tjera.

“Ky është vetëm fillimi i një zbulimi të ri dhe besoj se do të duhen rreth pesë vite për të përfunduar punimet në këtë nekropol”, u shpreh ministri për gazetarët në zonën ku ka ndodhur zbulimi.

“Gërmimet në këtë zonë filluan në vitin 2017, në bashkëpunim me ekipe nga Gjermania dhe Egjipti”, theksoi ministri.

Muajt e fundit në Egjipt janë bërë një seri zbulimesh antike, përfshirë disa varre në qytetin jugor të Luksorit.

Në fillim të këtij muaji, arkeologët egjiptianë zbuluan një varr 4 400 vjeçar pranë Piramidave të Gizës në jug të Kajros.

Ky varr i përkiste një priftëreshe grua të quajtur Hetpet të epokës së Dinastisë së Pestë të faraonëve.

Në mars të vitit të kaluar, një kolos masiv u nxor nga nëntoka e Kajros, që mendohet se i përket mbretit Psamtik, i dinastisë së 26-të.

Një muze i madh është duke u ndërtuar pranë Piramidave dhe pritet të hapet pjesërisht në fillim të këtij viti.

Muzeu do të presë një numër të madh artefaktesh antike egjiptiane.

Egjipti po përpiqet të rigjallërojë industrinë e turizmit, që është një burim kryesor i të ardhurave kombëtare.

Turizmi u godit ndjeshëm nga rrëmujat që pasuan kryengritjen e vitit 2011 kundër diktatorit egjiptian, Hosny Mubarak.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?