​NEWBORN sivjet më festiv

​NEWBORN sivjet më festiv

Edhe në përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë , si në çdo përvjetor tjetër të festës , Obelisku NEWBORN është shfaqur me pamje te re me ngjyra ari dhe argjend dhe numri 1 e ka zëvendësuar shkronjën B. Autori i Obeliskut Fisnik Ismaili tha se për dallim nga vitet tjera që kanë qenë më të zymta […]

Autori i Obeliskut Fisnik Ismaili tha se për dallim nga vitet tjera që kanë qenë më të zymta , këtë vit ngjyrat e arit dhe argjendit në këtë Obelisk  janë festive.

Sipas Ismailit numri 1 ka zëvendësuar shkronjën B për të simbolizuar 10 vjetorin  e Pavarësisë.

“Për dallim nga vitet tjera që ja qenë pak ma i zymtë dhe i ka pas do mesazhe pak ma të rënda sivjet është ma festiv ngjyrat janë ari dhe argjend dhe në vend të shkronjës B e kemi vendosë një numër 1 për me simbolizu 10 vjetorin edhe thjesht nuk është ndonjë porosi ma politike ma e veçantë si viteve tjera , është një porosi që simbolizon dhjetëshen  edhe një dekadë të pavarësisë”, tha Ismaili.

Muhamed Beqiri, pensionist ,  ka dhënë një mesazh për të rinjtë e Kosovës që flamurin e  shtetit ta respektojnë, ta  duan ashtu sikur flamurin kombëtar, që mos ta injorojnë dhe ta shajnë.

“Kisha dhënë një mesazh të rinjve që edhe të respektojnë këtë flamur që nuk është i respektuar sa duhet, i joni është , i mirë i keq i yni është dhe duhet ta dojmë njësoj sikur flamurin kombëtar , kështu që mos ta injorojmë, mos ta shajmë , mos ta përdhunojmë”, tha Beqiri

Gazetari i njohur nga qyteti i Kukësit, , Besim Cengu, i cili ka ardhur për ta festuar 10 vjetorin e Pavarësisë  ka thënë se 17 shkurti shënohet si një prej ditëve më të shënuara të jetës së shqiptarëve  në pikëpamjen kolektive ,jo vetëm në shqiptari,  por në gjithë hapësirat  Ballkanit ku ka shqiptarë.

“17 Shkurti shënohet si një prej ditëve më të shënuara të jetës së shqiptarëve në pikpamjen kolektive , jo vetëm  në territoret ku jemi por në të gjitha hapësirat ballkanike ku jemi,  17 shkurti plotësoi  pjesën  e dytë të pavarësisë së shqiptarëve ”, tha Cengu.

Sipas qytetarëve kjo ditë është festë që duhet të nderohet dhe festohet edhe më shumë, jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?