Haradinaj tregon se çfarë i ka thënë Edi Ramës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot në Mitrovicë edhe për disa deklarata të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke thënë se ky i fundit do ta ndihmojë Kosovën më së miri vetëm duke e zhvilluar fort Shqipërinë. Ai i bëri komente në manifestimin tashmë tradicional ‘Java e Minatorëve’, duke përkujtuar kështu grevën e […]
Ai i bëri komente në manifestimin tashmë tradicional ‘Java e Minatorëve’, duke përkujtuar kështu grevën e urisë 29 vite më parë në mbrojtje të Kosovës nga synimet e errëta të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, që asokohe lëkundi themelet e Jugosllavisë.
“I kam thënë vëllait tim Edi Ramës në bisedë, ne mund t’i shesim mend njëri-tjetrit sa të duam, me i dhënë ide e me i treguar qysh me i bë punët e shtëpisë, por më së miri që Edi Rama e ndihmon Kosovën është me zhvilluar fort Shqipërinë. Me pas qenë Shqipëria anëtare e BE-së sot, sa mirë kishte me qenë për ne, sepse i kishin vënë kushte atyre të tjerëve duke thënë pa u sjellë mirë me Kosovën, nuk ecën përpara”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, kryeministri Edi Rama kohë më parë ka deklaruar se ishte Haradinaj ai i cili shpiku çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.












