Ankaraja kërkon t’i jepet fund masakrës në Siri

Turqia i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të ndërpresë masakrën në Gutan Lindore, bastion rebel që po bombardohet prej disa ditësh nga regjimi sirian dhe që do të jetë objekt i një votimi në Këshillin e Sigurimit në OKB. “Do të ketë një votim sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të ndërprerë […]
Turqia i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të ndërpresë masakrën në Gutan Lindore, bastion rebel që po bombardohet prej disa ditësh nga regjimi sirian dhe që do të jetë objekt i një votimi në Këshillin e Sigurimit në OKB.
“Do të ketë një votim sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të ndërprerë sulmet dhe mundësuar dhënien e ndihmave. Bota duhet t’i thotë stop kësaj masakre në mënyrë unanime”, deklaroi në Twitter zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin.
“Regjimi i Asadit është duke kryer një masakër në Gutan Lindore”, theksoi zëdhënësi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Sulmet ajrore të regjimit sirian kanë vrarë në shtatë ditë më shumë se 500 civilë, përfshirë 123 fëmijë në Gutan Lindore, bastion rebel në afërsi të kryeqytetit të Damaskut.












