E turpshme: Bërllogu rrethon Komunën e Re në Lagjen ‘Arbëria’

Mbeturina ka gjithandej nëpër hapësirat e lagjes “Arbëria” pranë objektit të Komunës së Prishtinës. Prandaj, kjo situatë nuk po i pëlqen aspak dikujt që në Kosovë erdhi të jetojë nga një vend i largët. “Unë vijë nga shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtu është shumë papastër krahasuar me vendin tim. Ne atje kemi shërbim të […]
Prandaj, kjo situatë nuk po i pëlqen aspak dikujt që në Kosovë erdhi të jetojë nga një vend i largët.
“Unë vijë nga shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtu është shumë papastër krahasuar me vendin tim. Ne atje kemi shërbim të mirë të mbledhjes së mbeturinave”, thotë kjo amerikane.
Ajo ka menduar të marrë edhe masa për këtë gjendje.
“Shoqja ime po thoshte që bashkë me fëmijët të dalim t’i heqim mbeturinat, por ka aq shumë në disa zona, saqë duket si nuk mund të bësh asgjë për t’i larguar”, shton ajo.
Për këtë gjendje fajtor po lihen banorët e zonës, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, faji po u hidhet edhe organeve komunale.
“Nuk e kam parë që po del dikush nga komuna me i pastru. Ka kompani që merren me këtë punë, por s’i kam parë kësajde asnjëherë”, thotë një qytetar.
Por, zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu tha se vazhdimisht i mbledhin mbeturinat në këtë lagje, madje sipas saj, në këtë pjesë janë të vendosur edhe kontinierët, por banorët nuk i përdorin.












