Dyshohet se përvetësoi 900 mijë euro, arrestohet stomatologia e njohur

Dyshohet se përvetësoi 900 mijë euro, arrestohet stomatologia e njohur

Dyshimet për mashtrim kanë çuar në pranga një mjeke të njohur stomatologe, të cilës, me vendim gjykate, i është sekuestruar edhe pasuria. Por totali i pasurisë së bllokuar nuk mbulon më shumë se 1/3 e dëmit të shkaktuar. Olesia Duka, 38 vjeç, stomatologe e njohur në Tiranë, por edhe në fushën e bamirësisë, është arrestuar […]

Olesia Duka, 38 vjeç, stomatologe e njohur në Tiranë, por edhe në fushën e bamirësisë, është arrestuar nga policia me vendim gjykate. Masa e sigurisë u shpall pas dyshimeve se, përmes mashtrimit, stomatologja i ka marrë një biznesmeni shumën prej 900 mijë eurosh. Prokuroria ka nxjerrë një njoftim zyrtar për këtë rast, ku pretendon se stomatologia Olesia Duka i ka përvetësuar shumën prej 900 mijë eurosh një biznesmeni, të cilit i bëhen publike vetëm inicialet e emrit, I.H., përmes gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit.

Sipas prokurorisë, kallzuesi, i cili është pronar i një zyre këmbimi valutor dhe agjensie udhëtimi, është njohur me stomatologen në nëntor të vitit 2016. Prokuroria thotë se 38-vjeçarja i ka kërkuar fillimisht një shumë të vogël për të blerë pajisje denature, duke u treguar korrekte në fillim në kthimin në kohë të shumave të marra. Por, siç thotë prokuroria, stomalogia ka kërkuar më shumë para’, duke shtyrë muaj pas muaji afatin e kthimit. Në fund, sipas prokurorisë, me këtë skemë, biznesmenit i është shkaktuar në total një dëm prej 900 mijë eurosh.

Prokuroria ka dyshime se në të njëjtën mënyrë janë mashtruar edhe disa persona të tjerë. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata urdhëroi sekuestrim edhe ndaj disa pasurive në Tiranë të stomatologes, por edhe të familjarëve të saj, që kapin një vlerë prej 300 mijë eurosh, ose sa 1/3 e detyrimit./Top Channel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?