Dëshmia rrënqethëse e 10-vjeçares që prostituohej nga prindërit

Dëshmia rrënqethëse e 10-vjeçares që prostituohej nga prindërit

Dy prindër shfrytëzonin për prostitucion vajzën e tyre të mitur vetëm 9 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Palermos, ndërsa Tg.com publikon sot dëshminë rrëqethëse të vajzës së mitur, e cila mes të tjerash tregon se si klientët që ia zgjidhte nëna e saj i jepnin nga 5 deri në 30 […]

Dy prindër shfrytëzonin për prostitucion vajzën e tyre të mitur vetëm 9 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Palermos, ndërsa Tg.com publikon sot dëshminë rrëqethëse të vajzës së mitur, e cila mes të tjerash tregon se si klientët që ia zgjidhte nëna e saj i jepnin nga 5 deri në 30 euro. Sakaq, policia italiane ka arritur të vërë në pranga prindërit e vogëlushes si dhe dy burra, me të cilët vajza ka pasur raporte seksuale kundrejt pagesës.

Hetimet e policisë për ngjarjen kanë nisur në verën e vitit 2017, kur policët e patrullës panë një makinë të parkuar në cep të rrugës, brenda së cilës ndodhej një i moshuar nën shoqërinë e një vajze 10 vjeçe. Pas hetimeve policia siguroi prova të forta se një fermer 61-vjeçar dhe një pensionist 78 vjeç kishin kryer marrëdhënie seksuale me të miturën kundrejt pagesës.

E bashkë me këtë, ata kanë arritur të zbulojnë se vajza menaxhohej nga prindërit e saj. Ishte nëna ajo që vendoste oraret e takimeve me klientët kundrejt një pagese që varionte nga 5 në 25 euro. Madje në disa raste ishte edhe ajo pjesë e raporteve seksuale bashkë me vajzën e mitur. Sakaq, babai i së miturës pavarësisht se dinte çdo gjë nuk denoncoi kurrë në polici. Një eksperiencë e tmerrshme mes degradimit total, fjalë që të prekin e të mbërthejnë janë ato të vajzës së mitur që tregoi në polici të gjitha rastet e abuzimit, përcjell lapsi.al.

“Jetoj me mamin dhe babin. Babi kishte rënë dakord me një mikun e tij që na priste në makinë jashtë shtëpisë. Fillimisht ndihmoi babin, pastaj u shtri në makinë. Atë ditë unë isha në makinë me të, pastaj zbritëm. Në një moment kur babi im ishte jashtë makinës ai më uli pantallonat… nuk ishte hera e parë. Kishte ndodhur disa herë dhe në të gjitha rastet më jepte para. Disa herë kam qenë edhe me mamin”, – deklaroi e mitura në polici.

“Unë nuk doja të kisha marrëdhënie me të, por ai ngulte këmbë. Pastaj pasi mbaronte punë na jepte para. Mi jepte në dorë mua sepse thoshte që më donte shumë. Më jepte 5 euro nëse i jepja një puthje, 25 nëse bëja diçka më shumë. Kjo ka ndodhur para se të mbushja 10 vjeç”, – tha vajza.

Në rrëfimin e saj e mitura tha se kur i ati kishte marrë vesh për takimet e tyre me burra i kishte komplementuar, duke ju thënë se ishin me të vërtetë të zonjat. Por zotëria në fjalë nuk ishte i vetmi, e mitura kishte dhe një klient të dytë.

“Edhe ai mi jepte mua paratë. Më jepte 30 euro. Kur mendoj për këto gjëra ndjehem shumë e trishtuar. Unë i thosha mamit tim se këto gjëra nuk më pëlqenin. Nuk e di se si e bëja, por megjithatë nuk jam e mërzitur me mamin tim, pasi ajo s’më ka bërë asnjëherë asgjë të keqe”, – mbyll rrëfimin e mitura.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?