Deshën ta befasonin mësuesën për ditëlindje, nxënëset nga Shtimja suspendohen nga shkolla

Deshën ta befasonin mësuesën për ditëlindje, nxënëset nga Shtimja suspendohen nga shkolla

Aulonë Syla është suspenduar nga mësimi për tri ditë së bashku me një nxënëse tjetër të klasës, raporton KTV. Vendimi për suspendimin e tyre është marrë pasi të premten nxënësit e klasës 11/4 të gjimnazit “Naim Frashri” në Shtime, kishin vendosur që kujdestaren e klasës ta befasonin me një ëmbëlsirë për ditëlindje. Siç tregon Aulona, […]

Aulonë Syla është suspenduar nga mësimi për tri ditë së bashku me një nxënëse tjetër të klasës, raporton KTV.

Vendimi për suspendimin e tyre është marrë pasi të premten nxënësit e klasës 11/4 të gjimnazit “Naim Frashri” në Shtime, kishin vendosur që kujdestaren e klasës ta befasonin me një ëmbëlsirë për ditëlindje.

Siç tregon Aulona, fishekzjarrët i kishin ndezur në pushimin 5-minutësh ndërmjet orës së parë dhe të dytë, kur mendonin se mund të vijë kujdestarja. Por, tymi i lëshuar që u përhap në klasë alarmoi menaxhmnetin e shkollës, i cili mendoi se mund të kishte zjarr.

Ajo e pranon se nuk kanë marrë leje për ëmbëlsirën, pasi qëllimi nuk ishte i keq. E, prindi i Aulonës, Safet Syla, i cili menjëherë është ankuar në Drejtorinë e shkollës, por edhe në Drejtorinë e Arsimit të komunës, thotë se ky vendim i menaxhmentit ka qenë i ngutshëm dhe nuk është lajmëruar fare për sjelljen e vajzës.

Zv/drejtoresha, që ishte në ndërrim, thotë se nxënësit paraprakisht duhet të marrin leje, pasi thekson se sjelljet e tilla do të mund të dëmtonin gjithë nxënësit e klasës.

Drejtori i shkollës, Rexhep Hasani, ka bërë të ditur se menjëherë pas ankesës së prindit, Aulona është kthyer në mësim.

Por, gjithsesi ai do të presë rekomandimin e drejtorit të arsimit në nivel të komunës për hapat e mëtutjeshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?