Deputetja e VV-së pyet: Sa herë i duhet Hashimit që LDK-ja të bëhet patericë?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për qëndrimin e tyre karshi marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Millaku ka thënë se sa herë që po i duhet Hashim Thaçit, LDK-ja po e luan rolin e patericës. “Shtrohet pyetja: Sa herë i duhet Hashimit , LDK-ja të bëhet patericë?” ka shkruar […]
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për qëndrimin e tyre karshi marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Millaku ka thënë se sa herë që po i duhet Hashim Thaçit, LDK-ja po e luan rolin e patericës.
“Shtrohet pyetja:
Sa herë i duhet Hashimit , LDK-ja të bëhet patericë?” ka shkruar Millaku në profilin e saj zyrtar.
Aktualisht seanca e Kuvendit të Kosovës është pauzuar, në orët në vijim pritet që të vazhdojë, ku do të hidhet në votim marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.
Në fillim të seancës ishin parë biseda të shumta ndërmjet Enver Hoxhajt, Avdullah Hotit e Behxhet Pacollit, me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërkohë, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë që ende nuk dihet nëse i kanë numrat për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi./Periskopi/












