Deputeti i VV-së: Qëndrimi i partisë kundër demarkacionit s’ka ndryshuar

Deputeti i VV-së: Qëndrimi i partisë kundër demarkacionit s’ka ndryshuar

Edhe me marrëveshjen e sotme të partive në lidhje me ratifikimin e Demarkacionit nuk është përmbyllur puna e sigurimit të votave, për ta miratuar këtë projekt-ligj. Koalicionit i duhen edhe votat e Listës Serbe ose të disa deputetëve të VV-së në mënyrë që Demarkacioni të ratifikohet të mërkurën, për kur është caktuar seanca. Gjatë ditëve […]

Koalicionit i duhen edhe votat e Listës Serbe ose të disa deputetëve të VV-së në mënyrë që Demarkacioni të ratifikohet të mërkurën, për kur është caktuar seanca.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur disa raportime në media, për mundësinë që pro demarkacionit të votojnë edhe disa nga deputetët e dorëhequr të VV-së.
Një gjë të tillë e tha edhe Arban Abrashi gjatë natës së mbrëmshme.

“Unë kam bisedu me disa prej tyre që janë shumë konstruktiv dhe ndoshta edhe do të votojnë. Nuk kisha me përmend emra por ka njerëz që mendojnë se ky proces duhet të ecë përpara sepse e ngulfat Kosovën dhe tërë shoqëria po merret me demarkacion tani e tre-katër vjet’, tha Abrashi.

Por një gjë të tillë po e mohon sekretari i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi.

Kurteshi ka thënë për lajmi.net se qëndrimi i VV-së për demarkacionin nuk ka ndryshuar, duke përfshirë në këtë deklarim edhe të dorëhequrit.

“Qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me demarkacionin mbeten të pandryshuara”, ka thënë Kurteshi në një përgjigje me shkrim.

E qëndrimet e kësaj partie për shenjëzimin e kufirit me Malin e Zi tashmë janë të ditura.
Partia e Albin Kurtit vazhdimisht ka ngritur zërin për këtë marrëveshje, duke theksuar se Kosova humb 8 mijë hektarë tokë nëse demarkacioni kalon.

Pikërisht për këtë temë, para dy vitesh VV-ja së bashkuar me Haradinajn e Nismës që sot janë në koalicion, kishin kundërshtuar me protesta dhe gaz lotsjellës në Kuvend

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?