Deputeti i VV-së pengohet nga mediat: Mos m’rrini mbi krye

Anëtarët e Komisionit nuk reaguan Deputeti i Vetëvendosjes Sami Kurteshi, me të filluar mbledhja e radhës e Komisionit parlamentar për Legjislacion pengoi mediat, konkretisht Kosovapress-in, të kenë qasje të plotë në mbledhje të komisionit. Ai kërkoi nga mediat, që mos t’i rrinë mbi kokë. Kurteshi ka kërkuar që kamerat të mos kenë lëvizje të lirë në gjithë […]
Ai kërkoi nga mediat, që mos t’i rrinë mbi kokë. Kurteshi ka kërkuar që kamerat të mos kenë lëvizje të lirë në gjithë sallën, ngase sipas tij, po iu xhirohen ose fotografohen telefonat ose SMS-at.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, tha se ankesa të tilla ka marr edhe nga anëtarë të tjerë, e cila kërkoi nga autoritetet përkatëse në Kuvend që të ndërmarrin masa për lëvizjen e kameramanëve gjatë gjithë mbledhjes në tërë sallën.
Ajo tha se nuk ka kompetenca t’i ndaloj mediat në punën e tyre. Ndërsa, anëtarë të tjerë të Komisionit nuk reaguan për këtë çështje.












