Deputeti gjerman: Kosova e ka humbur shpresën për anëtarësim në BE

Josip Juratoviç, deputet socialdemokrat në Bundestag, në një intervistë të shkurtër për DW konsideron se Kosova edhe pas 10 vjetëve pavarësi nuk ka arritur sukses sikurse pritej dhe siç duhej të bëhej. Juratoviç thotë se Kosova dhe rajoni e ka humbur shpresën që në një të ardhme të afërt të bëhen anëtarë në Bashkimin Evropian. […]
Josip Juratoviç, deputet socialdemokrat në Bundestag, në një intervistë të shkurtër për DW konsideron se Kosova edhe pas 10 vjetëve pavarësi nuk ka arritur sukses sikurse pritej dhe siç duhej të bëhej.
Juratoviç thotë se Kosova dhe rajoni e ka humbur shpresën që në një të ardhme të afërt të bëhen anëtarë në Bashkimin Evropian.
Ai bën thirrje për përgjegjësi politike dhe liderët të orientohen te temat politike dhe si t’i ndihmojnë popullit.
Përmend krijimin e vendeve të punës, sigurinë sociale të cilat, sipas tij, arrihen duke bashkëpunuar me fqinjët.
“E pranoj që është një rajon i vështirë dhe gjendet në një situatë të vështirë”, thotë ndër të tjera, Juratoviç.












