Deputetët Fisnik Ismaili, Milaim Zeka e Arban Abrashi, së bashku në Plavë, Guci e Tuz

Deputetët Fisnik Ismaili, Milaim Zeka e Arban Abrashi, së bashku në Plavë, Guci e Tuz

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është duke zhvilluar një vizitë në Mal të Zi, ku do të takojë deputetë dhe zyrtarë të qeverisë së Podgoricës. Anëtari i Komisionit Fisnik Ismaili ka njoftuar se bashkë me anëtarët tjerë, kanë kaluar dy ditë në Plavë, Guci e Tuz, ku edhe kanë vizituar shqiptarët që […]

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media është duke zhvilluar një vizitë në Mal të Zi, ku do të takojë deputetë dhe zyrtarë të qeverisë së Podgoricës.

Anëtari i Komisionit Fisnik Ismaili ka njoftuar se bashkë me anëtarët tjerë, kanë kaluar dy ditë në Plavë, Guci e Tuz, ku edhe kanë vizituar shqiptarët që jetojnë në këtë rajon.

Ismaili, shkruan se shqiptarët e kësaj pjese kanë probleme të mëdha, e problemi më i madh sipas tij është shpërngulja masive e shqiptarëve nga ato troje, shkruan Periskopi.

Njoftimi i plotë:

Me kolegët deputetë të Komisionit për Administratë Lokale dhe Media, po i kalojmë disa ditë në Mal të Zi. Para se me i vizitue deputetët dhe zyrtarët e qeverisë së Podgoricës për çashtjet e Ligjit për Prishtinën, i kaluem dy ditë në Plavë, Guci e Tuz edhe mësuem shumë për shqiptarët e këtij rajoni.

Që kanë probleme, e kemi dijtë gjithmonë. Por pakkush është në dijeni se janë kaq të theksueme, posaçërisht shpërngulja masive e shqiptarëve nga ato troje. Mësuem se duhet me e shtye çështjen e pikës kufitare dhe rrugës që e lidhë Malësinë me Deçanin.

Poashtu u njoftuem me një projekt ide që kish me e lidhë masivin e Bjeshkëve të Nemuna në tri shtetet, që kish me i ngjallë Rugovën, Malësinë, Thethin e Valbonën, në një resort fenomenal turistik të përbashkët. Duhet shty të tri qeveritë shuuuuumë për vullnet e realizim të këtij projekti.

Sot u diskutie edhe Ligji për RTK-në nga pikëvështrimi i drejtoreshës së RTCG (Radio Televizioni i Malit të Zi) edhe hapësira që iu jepet shqiptarëve në televizionin e këtushëm publik.

Falënderim të veçantë të gjithë njerëzve të mirë që na pritën aq mirë në Plavë, Guci e Tuz, dhe Ambasadorit Skender Durmishi, që na mirëpriti gjatë këtij udhëtimi (foto në Ambasadë) .

Mbas kësaj, pritet që Ligji për Prishtinën me u procedue tutje, bashkë me Ligjin për RTK-në, edhe shumë, shumë punë e vullnet për realizimin e rrugës Plavë-Deçan.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?