I dëmtuari: Ish-drejtori më kërkoi 400 euro për të marrë diplomën

I dëmtuari: Ish-drejtori më kërkoi 400 euro për të marrë diplomën

Në Gjykatën e Gjakovës është mbajtur seanca në rastin ku i akuzuar është ish-drejtori i shkollës së mesme “Nexhmedin Nixha”, Adem Musliu, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Në shqyrtimin gjyqësor, i dëmtuari Mentor Quni tha se kur ka shkuar  për ta marrë diplomën Adem Musliu, atëherë drejtor, i ka […]

Në shqyrtimin gjyqësor, i dëmtuari Mentor Quni tha se kur ka shkuar  për ta marrë diplomën Adem Musliu, atëherë drejtor, i ka thënë se “për ta marrë diplomën duhet të paguar 400 euro”.

“Pastaj unë përmes shtëpiakut të shkollës, Agron Likës, që e kam edhe kojshi, kam kërkuar nga ai që të na ndërmjetësojë, që unë të marrë diplomën”, tha Quni.
Sipas të dëmtuarit dhe deklaratës së tij, Agron Lika i ka marrë 400 euro.

Ai shtoi se viti kur ka mbaruar shkollën ishte 2012 ndërsa diplomën e mori përafërsisht rreth vitit 2014-2015.

Anëtari i trupit gjykues Shaqir Zika e pyeti të dëmtuarin se a ka hyrë në provime të vitit të katërt?

I dëmtuari tha se edhe pse ka marrë diplomën për vitin e fundit ai në provime nuk ha hyrë.

Në cilësinë e dëshmitarit u dëgjua edhe Agron Lika, i cili deklaroi se i dëmtuari Mentor Quni kishte kërkuar nga ai që t’ia kryente një favor: të gjente një mënyrë për ta marrë diplomën.

“Unë kam shkuar të bisedoj me drejtorin dhe ai më tha se njëherë nuk është koha, kur të vjen koha unë të lajmëroj. Unë më vonë kam shkuar dhe ia kam marrë diplomën drejtorit. Ai ma ka dhënë diplomën në korridorin e shkollës, unë ia kam dhënë 400 Euro. Më pas kam shkuar te Mentori dhe ia kam dhënë diplomën”, tha dëshmitari Lika.
Mbrojtësi i të akuzuarit, Isa Osdautaj, ka deklaruar se aktakuza është ngritur me tendencë nga personat e caktuar.

Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues Nikollë Komani seancën e radhës e caktoi më 22 mars.

Sipas aktakuzës, Adem Musliu, në cilësinë e personit zyrtar, drejtor në shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha”, në  Gjakovë, në fillim të vitit shkollor ka shpërdoruar detyrën zyrtare  në kundërshtim me vendimin e MAShT janë lëshuar diplomat pa pasur nevojë të kryhet viti shkollor, me çka ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar./Kallxo.com/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?