Demokratët: FBI nuk ka kapërcyer kompetencat

Demokratët: FBI nuk ka kapërcyer kompetencat

  Demokratët kanë publikuar një memorandum që sfidon pretendimet e republikanëve se FBI-ja ka abuzuar me fuqitë mbikqyrëse të qeverisë, në hetimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Presidenti amerikan Donald Trump kishte ndaluar më parë publikimin e plotë të këtij dokumenti. Në dokumentin e demokratëve kundërshtohen pretendimet e bëra […]

 

Demokratët kanë publikuar një memorandum që sfidon pretendimet e republikanëve se FBI-ja ka abuzuar me fuqitë mbikqyrëse të qeverisë, në hetimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte ndaluar më parë publikimin e plotë të këtij dokumenti. Në dokumentin e demokratëve kundërshtohen pretendimet e bëra në një memorandum të mëhershëm të republikanëve dhe adresohen shqetësimet afatgjata të FBI-së, për lidhjet e ndihmësve të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

Demokratët kanë shkruar se FBI dhe Departamenti i Drejtësisë “nuk kanë abuzuar” me procedurat dhe nuk kanë “përmbysur” rregullat qeveritare, kur kanë kërkuar leje nga gjykata për të vëzhguar një anëtar të ekipit të fushatës së Trumpit. Republikanët në Komitetin e Inteligjencës kanë publikuar memorandumin e tyre më 2 shkurt, duke akuzuar dy organizata të zbatimit të ligjit se kanë qenë paragjykuese kundër Trumpit dhe kanë fshehur informacion, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen ruse në politikën amerikane dhe ndonjë lidhje me ekipin e Trumpit.

Dokumenti i republikanëve supozon se FBI dhe Departamenti i Drejtësisë kanë kërkuar leje për të vëzhguar ndihmësin e fushatës së Trumpit, Carter Page, i cili kishte kontakte të gjera me rusët. Të paktën 5 persona, duke përfshirë 3 ish-ndihmës të Trumpit kanë pranuar fajësinë në hetimet e këshilltarit special, Robert Mueller, ndonëse akuzat kanë qenë të lidhura në fushën financiare dhe jo drejtpërdrejt supozojnë bashkëpunim me Rusinë.

Në këto hetime janë paditur 13 rusë dhe 3 kompani po ashtu ruse.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?