Demarkacioni mund të bllokohet nesër shkaku i Pacollit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prishur gjithçka që ishte paraparë të ndodhte nesër në seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, dhe rrjedhimisht hapjen e rrugës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Pacolli, siç bëjnë të ditur burime të sigurta të Gazetës Metro, e ka mbështetur kërkesën e […]
Pacolli, siç bëjnë të ditur burime të sigurta të Gazetës Metro, e ka mbështetur kërkesën e Listës Serbe për ta shtyrë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin deri pas ditës së diel, kur pritet të mbahen zgjedhjet lokale në Serbi.
Ky fakt e ka lehtësuar Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, të cilin ai e ka përdorur si arsyetim para presioneve të ndërkombëtarëve që çështja e demarkacionit të përfundonte nesër.
Pacolli edhe para dy ditëve kishte dhënë shenja se votimi i demarkacionit mund të shtyhet për në javën e dytë të muajit mars, ndonëse kjo kohë është e rrezikshme për Kosovën që ta zë agjendën evropiane.
Ndryshe, nesër në Kosovën pritet ta vizitojë Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker dhe zyrtarë të tjerë të lartë, dhe votimi i demarkacionit në këtë ditë konsiderohet një veprim i duhur nga pala kosovare.












