Delawie e pret një ‘PO’ nga të gjithë për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të saj të radhës ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Pas kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka kërkuar nga Kuvendi qe të mbahet seancë të enjten në ora 11:00. Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikane […]
Qeveria e Kosovës, në një mbledhje të saj të radhës ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Pas kësaj, kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka kërkuar nga Kuvendi qe të mbahet seancë të enjten në ora 11:00.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikane në Kosovës, Greg Delawie.
Përmes një postimi në Twitter, Delawie ka shkruar:
“Kalimi i marrëveshjes për Demarkacionin është thelbësor për të siguruar mundësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet për këtë – unë shpresoj se deputetët nga çdo parti do të votojnë PO”.












