Dekoratën e marr nga Thaçi, Matoshi ia dedikon babait të tij

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka thënë se është i nderuar me dekorimin që ia ka bërë Hashim Thaçi. Ka thënë se këtë dekoratë ia dedikon babait të tij, Hazir Matoshit. “Dekorata Presidenciale është institucionale dhe si të tillë më bën nder!”, ka shkruar Matoshi në Fb. “ Një jetë njeriu jam angazhuar për […]
Këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka thënë se është i nderuar me dekorimin që ia ka bërë Hashim Thaçi. Ka thënë se këtë dekoratë ia dedikon babait të tij, Hazir Matoshit.
“Dekorata Presidenciale është institucionale dhe si të tillë më bën nder!”, ka shkruar Matoshi në Fb.
“ Një jetë njeriu jam angazhuar për të vërtetën, për liri, demokraci dhe dinjitet njerëzor në Kosovë dhe do të angazhohem deri në frymën e fundit me i dhânë dashni e besnikëri Republikës! Me ia besu ligjit lirinë! Dhe kurrë s’më ka lidhur interesi apo agjendat personale e partikulare me këtë angazhim. Porse ka shumë gra e burra që e kanë merituar të dekorihen para meje. Dhe janë harru e heshtë!”, ka shtuar ai.
Matoshi e ka falënderuar Thaçin dhe ka treguar se kujt ia dedikon Medaljen e Pavarësisë.
“Këtë dekoratë ia dedikoj babës tim Hazir Matoshit, luftëtar i betejës së Kitkës dhe luftës së Gjilanit (1945) i cili kurrë nuk kërkoi privilegje as dekorata, sepse jeta sipas tij është sfidë, përgjegjësi për vendin dhe njerëzit, por është dhe bekim! Jemi të bekuar që baba ynë u shndërru në institucion për ne dhe na mësoi me e dashtë Atdheu, pa kërkuar shpagim!|, ka shkruar Matoshi.












