Deklarata e Pavarësisë tashmë promovohet si libër

Deklarata e Pavarësisë tashmë promovohet si libër

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombnëtare për Drejtësië sot janë promovuar në libra. Në këtë promovim merrnin pjesë figura të larta të shtetit të Kosovës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, edhe figura të njohur të bashkësisë ndërkombëtare që kanë ndihmuar Kosovën drejt […]

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombnëtare për Drejtësië sot janë promovuar në libra.

Në këtë promovim merrnin pjesë figura të larta të shtetit të Kosovës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli, edhe figura të njohur të bashkësisë ndërkombëtare që kanë ndihmuar Kosovën drejt procesit të pavarësisë.

Me këtë rast  ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i  falënderoi ata për kontributin e dhënë për arritjen e  Pavarësisë së  Kosovës.

Ai u shpreh se shpallja e pavarësisë është njëra nga ngjarjet e rëndësishme të jetës së tij.

 

“Unë besoj se ju e shihni në fytyrat tona se kjo është një ditë e mrekullueshme. Shumë herë, pothuajse gjithmonë më vijnë ndërmend  kujtimet e seancës së jashtëzakonshme të 17 shkurtit 2008, kur Kuvendi e shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovë. Është njëra nga ngjarjet  më  të rëndësishme të  jetës sime edhe sigurist do të mbetet ngjarja më e rëndësishme, më emocionuese e jetës sime.  Jam i bindur se këto emocione i kanë pasur edhe 120 kolegët e mi të cilët bashkë me mua e kanë nënshkruar  Pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Ai shtoi se ky libër kishte qenë i nevojshëm sepse përmban detajet e asaj seance, fjalimet dhe gjithçka tjetër rreth asaj dite. “Deklarata e Pavarësisë” dhe libri tjetër i promovuar sot është edhe certifikata e Pavarësisë së Kosovës siç e quan Pacolli, ndryshe i titulluar si “Kosovos’s Independence”, nga GJND-ja.

Edhe kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shtuar përshtypjet e tij për librat, duke i cilësuar si libra të jashtëzakonshme për historinë e popullit tonë.

Ish presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha,  përmes një fjalimi, ka shpalosur mirënjohjen e tij për popullin  e Kosovës  duke e konsideruar atë si popull stoik e të pamposhtur.

 

“Le te shprehim ne bashkarisht një mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre që bënë të mundur që sot të festojmë  krenarisht këtë ditë të madhe për Kosovën, por kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë, kjo është një ditë e madhe për rajonet sepse liria e Kosovës ka bërë këtë rajon më të mirë se kurrë. Është një ditë e madhe edhe për Perëndimin dhe për ata që investuan, miqtë tanë”, tha Berisha.

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se është shkas i mirë që Kosova ta ketë dokumentin e asaj dite të rëndësishme.

 

“Është një shkas i mirë paralel me këtë festë të madhe që ka Kosova të jepen edhe dokumentet e rëndësishme të zhvillimeve të Kosovës, andaj dua ta falënderoj edhe Ministrinë edhe të gjithë njerëzit që kanë punuar”, tha Sejdiu.

Stipe Mesiq, ish kryeministër i Kroacisë pavarësinë e Kosovës e sheh si diçka të merituar.

Ai ka përshëndetur në veçanti ish presidentin e Shqipërisë Sali Berishën dhe ish kryeministrin turk Ahmet Davotuglu që kanë ndihmuar popullin e Kosovës që ta fitojë lirinë.

 

Tash pas dhjetë vitesh jemi këtu që të gjithë së bashku për ta festuar pavarësinë e Kosovës. Pse populli e do lirinë? Që të mund të ketë resurset e veta, që tash të gjithë së bashku e kemi pritur dhe arritur Pavarësinë e Kosovës… Populli i Kosovës e ka merituar lirinë ”, tha Mesiq.

Ish-shefi i UNMIK-ut Joachim Rucker ka shprehur kënaqësinë për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në shënimin e dhjetëvjetorit të shënimit të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se gjatë këtyre viteve është arritur një progres i theksuar.

 

“Unë do të doja t’ju uroja për progresin e arritur në dhjetë vjetët e fundit dhe se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në integrimin evropian, dhe unë llogaris se lidershipi aktual do të vazhdojë punën për integrimin euro-atlantik, përfshirë fqinjësinë e mirë me të gjithë fqinjët”, tha Rucker.

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë se stabiliteti i Kosovës është i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.

 

“Miq të dashur të Kosovës, është kënaqësi e imja të jem këtu me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kosova, Turqia, dhe të gjitha vendet e Ballkanit kanë një histori të përbashkët, një fat dhe një të ardhme të përbashkët. Pavarësia e Kosovës nuk ishte e rëndësishme vetëm për popullin e Kosovës, por po ashtu edhe për stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit. Ne jemi krenar se Turqia ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës para dhjetë vjetësh dhe sot jam krenar që jam këtu për të shënuar përvjetorin”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?