Deda: Është në dorën e deputetëve, nëse do të vendosin ta izolojnë Kosovën apo t’ia hapin rrugët

Deda: Është në dorën e deputetëve, nëse do të vendosin ta izolojnë Kosovën apo t’ia hapin rrugët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit dhe themelues i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se do të jetë në dorën e deputetëve, nëse do të vendosin ta izolojnë Kosovën, ose t’ia hapin rrugët, duke votuar ‘pro’ ose ‘contra’ Demarkacionit me Malin e Zi. Sipas Dedës, rresthimi i Kosovës krahas shteteve perendimore, i ka sjellë çlirimin […]

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit dhe themelues i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se do të jetë në dorën e deputetëve, nëse do të vendosin ta izolojnë Kosovën, ose t’ia hapin rrugët, duke votuar ‘pro’ ose ‘contra’ Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Dedës, rresthimi i Kosovës krahas shteteve perendimore, i ka sjellë çlirimin dhe pavarësinë e vendit, shkruan Periskopi.

Ky reagim i Dedës ka ardhur një ditë para mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme ku do të votohet për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Reagimi i plotë i Dedës.

Nesër, 120 deputetë e kanë në dorë izolimin apo ecjen e Kosovës me perëndimin. Për pasoja s’ka nevojë të shikojmë larg nesh, ato janë këtu – mund t’i shohim rreth nesh.

Para gati 3 dekadash, shqiptarët në Kosovë u rreshtuan kah perëndimi dhe me këtë rreshtim u arrit edhe çlirimi edhe pavarësia e Kosovës.

Para gati 3 dekadash, në Shqipëri po shembej një prej regjimeve më të egra komuniste në botë. “Bar do hamë, por kurrë nuk i dorëzohemi imperializmit dhe revizionizmit perëndimor” ishte parulla dhe ideologjia enveriste, me të cilën Shqipëria u mbajt e izoluar me dekada. Pasojat e atij regjimi ende shihen në Shqipëri, edhe pas 30 vjetëve.

Para gati 3 dekadash Serbia – në dehjen nacionaliste dhe shoveniste – vendosi që të konfrontohet me shtetet perëndimore që t’i “korrigjojë të gjitha padrejtësitë historike të bëra ndaj popullit serb”. Tokat dhe territoret serbe nuk mund t’i faleshin armiqëve të përbetuar me shekuj, bërtisnin gjithandej ekstremistët serbë të gjitha kategorive – politikanë, pozitë e opozitë, akademikët e ndryshëm, të shkolluarit dhe të paarsimuarit. Dihet si përfundoi dehja shoveniste dhe nacionaliste serbe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?