Dalin pamjet e para të aeroplanit të rrëzuar në Iran

Një aeroplan i cili kishte në bord 60 pasagjerë dhe gjashtë persona pjesë të ekuipazhit është përplasur në qendër të Iranit gjatë një fluturimi nga Tehrani në Yasuj. Aeroplani Aseman Airlines është përplasur në zonën malore në afërsi të qytetit Semirom, 620 km në afërsi të Tehranit. Shërbimet emergjente kanë bërë të ditur që të […]
Një aeroplan i cili kishte në bord 60 pasagjerë dhe gjashtë persona pjesë të ekuipazhit është përplasur në qendër të Iranit gjatë një fluturimi nga Tehrani në Yasuj.
Aeroplani Aseman Airlines është përplasur në zonën malore në afërsi të qytetit Semirom, 620 km në afërsi të Tehranit.
Shërbimet emergjente kanë bërë të ditur që të gjitha ekipet janë alarmuar dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Aseman Airlines është një kompani ajrore publiko-private me seli në Tehran.












