Daçiqi-Pacollit: Shteteve që s’e njohin Kosovën u japim bomba atomike

Daçiqi-Pacollit: Shteteve që s’e njohin Kosovën u japim bomba atomike

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq i ka thënë Pacollit se  “duhet të mësohet me faktin se ka vende që mendojnë se njohja e pavarësisë së Kosovës ka qenë veprim i gabueshëm”. Në një konferencë shtypi pas takimit me homologun shqiptar Ditmir Bushati dhe atë italian Angelino Alfanon, kryediplomati serb ka ironizuar deklaratën e shefit të […]

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq i ka thënë Pacollit se  “duhet të mësohet me faktin se ka vende që mendojnë se njohja e pavarësisë së Kosovës ka qenë veprim i gabueshëm”.

Në një konferencë shtypi pas takimit me homologun shqiptar Ditmir Bushati dhe atë italian Angelino Alfanon, kryediplomati serb ka ironizuar deklaratën e shefit të diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacollit, i cili në një intervistë mbrëmë tha se Daçiq ka 300 milionë dollarë në dispozicion dhe se ofron armatim për lobim kundër pavarësisë së Kosovës.

Ministri serb tha se do të kishte dashur që të jetë ashtu siç thotë Pacolli, duke shtuar me ironi: “Po, ofrojmë bomba atomike”, citojnë mediat e Beogradit fjalët e Daçiqit.

Në deklaratën para gazetarëve pas takimit në Beograd me kolegët nga Shqipëria dhe Italia, Daçiq thirri autoritetet e Prishtinës, por edhe të gjitha vendet e rajonit, që “të përmbahen rreth çështjeve për të cilat nuk pajtohen me Beogradin”, përcjell Expressi.

Shefi i diplomacisë serbe shtoi se “secili duhet ta kryejë punën e vet” dhe shprehu bindjen se “procesi me Kosovën ende s’ka përfunduar”.

I pyetur për koment lidhur me deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një president të vetëm, Daçiq tha se nuk mund të jetë “interpretues i mendimeve” të politikanëve tjerë.

“E dimë se për çka s’pajtohemi – nuk pajtohemi rreth Kosovës”, tha Daçiq, duke shtuar se edhe Serbia mund të japë deklarata të tilla, “ta zëmë se Serbia dhe Republika Sërpska duhet të kenë një president”

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?