Daçiq: Kosova po luan me zjarr, duhet të respektohet marrëveshja që e nënshkroi Hashim Thaçi

Daçiq: Kosova po luan me zjarr, duhet të respektohet marrëveshja që e nënshkroi Hashim Thaçi

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i është kthyer deklaratave se pa Serbinë nuk mund të ketë stabilitet në rajon. Ai ka thënë se nëse Prishtina dëshiron stabilitet duhet të respektojë dakrodimin e nënshkruar nga Hashim Thaçi e Catherin Ashton për Asociacionin. Daçiq, deklaroi se Beogradi nuk do të lejojë ndryshime në […]

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i është kthyer deklaratave se pa Serbinë nuk mund të ketë stabilitet në rajon.

Ai ka thënë se nëse Prishtina dëshiron stabilitet duhet të respektojë dakrodimin e nënshkruar nga Hashim Thaçi e Catherin Ashton për Asociacionin.

Daçiq, deklaroi se Beogradi nuk do të lejojë ndryshime në marrëveshjen, në të cilën Prishtina synon ta propozojë lidhur me asociacionin në Kosovë.

“Prishtina harron se marrëveshja e Brukselit është nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Taçi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Cathrine Ashton dhe unë”, ka deklaruar ai, për agjencinë e lajmeve beta.

Sipas tij, marrëveshja në mënyrë të qartë përcakton se çfarë duhet të bëhet dhe cilat janë kompetenca për të.

“Prishtina duhet të tregojë qartë nëse do ose jo. Korrigjimet nuk do të merren parasysh. Nëse kjo bëhet, të gjitha marrëveshjet e Brukselit bien”, tha Daçiq.

Ai vlerëson se Prishtina po “luan me zjarr”, pasi nuk e kupton faktin se serbët në këtë kohë janë një faktor stabilizues në Kosovë.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se Prishtina nuk dëshiron dialog për zgjidhjen e përhershme pasi kanë shpallur shtetin e tyre dhe se Beogradi vetëm duhet ta pranojë atë shtet.

“Tani është më e lehtë të flitet për Kosovën me administratën aktuale amerikane sesa me paraardhësit e tyre, pasi njerëzit që tani janë në krye të SHBA-së nuk ishin pjesëmarrës aktivë të zhvillimeve në rajon” tha Daçiq.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?