Daçiq intensifikon veprimet, bisedon me Çekinë për tërheqjen e njohjes për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka pritur sot një delegacion të Çekisë nga Partia Socialdemokrate pas iniciativës së kësaj partie për nënshkrimin e peticionit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës Delegacionin e Çekisë nga kjo parti e udhëhiqte kryetari i saj, deputet në Parlamentin çek, Jaroslav Foldina, e në takim merrnin pjesë […]
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka pritur sot një delegacion të Çekisë nga Partia Socialdemokrate pas iniciativës së kësaj partie për nënshkrimin e peticionit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës
Delegacionin e Çekisë nga kjo parti e udhëhiqte kryetari i saj, deputet në Parlamentin çek, Jaroslav Foldina, e në takim merrnin pjesë ish –ministri i Jashtëm çek Jan Kavan si dhe regjisori Vaclav Dvorzhak, është kumtuar nga kabineti i Daçiqit.
Iniciativa e Foldinit për nënshkrimin e peticionit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Çekia ka filluar bashkë me protestat që u organizuan në Pragë me rastin e shënimit të 10 –vjetorit të shtetësisë së Kosovës.
Qëllim i kësaj iniciative, siç përcjell b92, ka qenë që opinionit çek dhe atij më të gjerë t’i tregohet se shpallja e pavarësisë ka qenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare (Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë e ka thënë të kundërtën për këtë shpallje, sqarim i Koha.net) dhe se Çekia, si vende nga të parët që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka bërë gabim të madh, i kanë thënë ata Daçiqit, transmeton koha.net.
Theksohet se ata kanë organizuar vizita studimore të gazetarëve çekë nëpër enklavat serbe në Kosovë për të parë se si jetojnë serbët nëpër to.












