Çka ndodh nëse Lista Serbe voton pro demarkacionit? Tregon Rada Trajkoviq

Çka ndodh nëse Lista Serbe voton pro demarkacionit? Tregon Rada Trajkoviq

  Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po bën një precedent, sepse të gjithë kufijtë administrativë të ish-Jugosllavisë janë kthyer në kufij të shteteve të sapoformuara. “Kufiri me Malin e Zi dhe Maqedoninë në fakt është kufiri shtetëror i Serbisë me këto shtete dhe ky është niveli në […]

 

Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po bën një precedent, sepse të gjithë kufijtë administrativë të ish-Jugosllavisë janë kthyer në kufij të shteteve të sapoformuara.

“Kufiri me Malin e Zi dhe Maqedoninë në fakt është kufiri shtetëror i Serbisë me këto shtete dhe ky është niveli në të cilin duhet dakordohen dhe të bëhet demarkacioni”, paralajmëron Trajkoviq, në një intervistë për mediat serbe.

Lidhur me paralajmërimin se Lista Serbe do të votojë në Kuvendin e Kosovës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Trajkoviq tha për JUGpress, se “Lista Serbe me pjesëmarrjen  e tyre, dhe në qoftë se votojnë për demarkacion, faktikisht legalizon kufijtë e Kosovës si kufij të njohur ndërkombëtarisht. Kjo për shkak se këto marrëveshje ratifikohen edhe në Kombet e Bashkuara, NATO-n dhe institucionet tjera ndërkombëtare, për të cilat Serbia tek duhet të vendosë nëse,  se dhe kur si Kosova do të jetë në gjendje, të prezantohet , pa një marrëveshje me Beogradin”, përcjell Telegrafi.

Ajo beson se në një vendim i tillë është vendimtar qëndrimi i udhëheqjes shtetërore në Beograd dhe shtetit serb, “kurse Lista Serbe përcakton shkeljen më të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe, me këtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë komprometon disponimin e serbëve të Kosovës. Sepse, pothuajse askush prej serbëve nuk u ka dhënë atyre mandat për të përcaktuar kufijtë e Kosovës si shtet”, tha Trajkoviq.

Në konstatimin se në opinionin dhe mediat serbe askush nuk diskuton për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, Trajkoviq thotë se “për të gjithë tashmë është e qartë se nga marrëveshja e Brukselit, që nga fillimi i bisedimeve, mediat janë mbyllur plotësisht për opinione qëndrime ndryshe lidhur me Kosovën”.
“Publikut i ofrohet ajo që iu konvenon negociatorëve dhe Brukselit, kurse plotësisht janë të përjashtuara mediat dhe opinioni nga ajo që nënshkruhet atje. Kjo është ajo që në fund do të çojë në diçka që unë mendoj se do të jetë një problem i madh rajonal. Opinioni, shqiptar dhe serb, nuk është i informuar me ratifikimet, nuk është në dijeni të marrëveshjeve, nuk ka qasje aktive, nuk ka pranim apo refuzim. Ajo krijon në opinion atë rezultat përfundimtar, i cili do të shkaktojë një shok, e me këtë edhe destabilitet “, tha Trajkoviq

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?