Çitaku i reagon Daçiqit: Ëndrra ime për një udhëtim në hënë më afër realitetit, se sa deklarata jote

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, që tha se është më e logjikshme që SHBA-ja dhe Britania e Madhe ta tërheqin njohjen e Kosovës, sesa Rusia ta njohë atë. Ajo përmes rrjetit social, Twitter, ka shkruar se ëndrra […]
Ajo përmes rrjetit social, Twitter, ka shkruar se ëndrra e saj për t’u bërë kampione e turneut të Wimbledonit në tenis, dhe ëndrra tjetër që ajo të përballojë një udhëtim për në hënë, janë më të afërta me realitetin se deklaratat e Daçiqit.
“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, paska thënë që dëshira e tij është që SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të tërheqin njohjen e Kosovës. Çfarë mund të them, do të doja të isha një kampione e Wimbledonit, dhe do të doja që të mund ta përballoja një udhëtim për në hënë…duhet të them që ëndrrat e mia janë më afër realiteti” ka shkruar Çitaku në Twitter duke i bashkëngjitur emotikona duke qeshur.












