Cilat do të jenë pasojat e përjashtimit të Kosovës nga Regjistri Europian i Arsimit?

Cilat do të jenë pasojat e përjashtimit të Kosovës nga Regjistri Europian i Arsimit?

Agjencia e Kosovës për Akreditim sot është përjashtuar nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. U tha se ky institucion evropian mori këtë vendim për shkak të standardit të pavarësisë institucionale. Kjo vie si rrjedhojë e një vendimi të kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e bordit të AKA-së, më 2 tetor […]

Për shkak të standardit të Pavarësisë institucionale, Agjencia e Kosovës për Akreditim sot u përjashtua nga  Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Kjo ngjalli reagime të shumta, pasi shkaku i një vendimi të tillë ishte veprimi i kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili kishte shkarkuar bordin e kësaj Agjencie.

Në një prononcim për Periskopin, ish-kryetari i Bordit të Kaluar të Agjencisë për Akreditim, Blerim Rexha, i cili aktualisht është profeson universitar ka përmendur një varg pasojash që do të ketë Kosova nga ky vendim.

  1. Humbja e besueshmërisë së programeve të studimeve për të siguruar cilësinë e kërkuara nga tregu i punës,
  2. Dëmtim i gati i pariparueshëm i imazhit të Agjencisë dhe sektorin të arsimit të lartë në Kosovë dhe jashtë saj,
  3. Vendimi i kthen Agjencinë e Akreditimit prapa për 10 vite, pune dhe angazhim në përmbushjen e obligimeve për anëtarësim në EQAR,
  4. Pengon (ndalon) aspiratën e arsimit të lartë në Kosovë për integrim në hapësirën Europiane të Arsimit të Lartë,
  5. Pengon (ndalon) procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bolonjë,
  6. Pengon dhe vështirëson procesin e referencimit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, dhe rrjedhimisht pengesa në mobilitetin e fuqisë punëtore në përgjithësi nga Kosova në Europë,
  7. Humbja e rëndësisë së procesit të akreditimit dhe AKA-se si rregullator kryesor i cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë,
  8. Shpërbërja e Agjencisë (mos interesimi dhe largimi i stafit),
  9. Rreziku që kriteret minimale te sigurimit të cilësisë të mos plotësohen nga IAL-të për shkak të dobësimit të AKA-se dhe ndërhyrjeve politike
  10. Prishja e sistemit të arsimit të lartë, dhe humbja e kontrollit për sa i përket hapjes së programeve të reja, mungesave të stafit akademik për programe të studimit, regjistrimi jashtë afateve kohore të studenteve etj.

Ai deklaroi se pas vendimit të Haradinajt, Agjencia më nuk ka qenë e aftë të jetë autonome dhe të marrë përgjegjësi për veprimet e veta.

“Arsyet e përjashtimit i ka sqaruar shumë mirë Këshilli i Regjistrit të EQAR, në Pikën 5, të vendimit 4 faqesh të datës 27 shkurt 2018, “si pasoj shkarkimit të të gjithë anëtarëve të Bordit të AKA, Agjencia më nuk është e aftë të jetë autonome dhe marrë përgjegjësitë për veprimet e veta, ashtu si kërkohet me standarde dhe udhëzues për sigurimin e cilësisë të BE-së”, shtoi ai.

Për Periskopin, ai ka folur edhe për mundësinë e kthimit të AKA-së në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Me këtë udhëheqje të MASHT-it, një gjë të tillë ai e quajti mision të pamundur.

“Në këtë kostelacion të forcave politike dhe me këtë udhëheqje të Ministrisë së Arsimit kjo duket më shumë si “Mission Impossible”!”, ka thënë Rexha për Periskopin.

Siç njoftoi sot Komiteti i EQAR, ata më 6 tetor e kanë kontaktuar ministrin e Sh.A.T. për të marrë informacione shtesë në lidhje me vendimin e marrë. Vetë ministri Bytyqi kishte shpjeguar se vendimi për shkarkimin e bordit të AKA-së ishte bërë bazuar në kërkesën nga kryeministri Haradinaj.

Ministri më tej nuk kishte mundur të shpjegonte as sesi ishin zgjedhur anëtarët e rinj të bordit në fjalë – përcjell Periskopi.

Standardi të cilin e ka thyer Ramush Haradinaj thotë kështu: “Agjencitë duhet të jenë të pavarura dhe të veprojnë në mënyrë autonome. Ato duhet të kenë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre dhe për rezultatet e këtyre operacioneve pa ndërhyrjen e palëve të treta.”/Periskopi

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?