Çfarë ndodhi me aeroplanin ku ishte Haradinaj, flasin nga Aeroporti i Prishtinës

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të aterojë sot pasdite në Prishtinë. Për Express nga Aeroporti i Prishtinës kanë treguar se deri tash janë anuluar tri fluturime- dy ardhje një shkuarje. “Mund të konfirmojë se për shkak të kushteve të vështira atmosferike nuk janë realizuar këto […]
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të aterojë sot pasdite në Prishtinë. Për Express nga Aeroporti i Prishtinës kanë treguar se deri tash janë anuluar tri fluturime- dy ardhje një shkuarje.
“Mund të konfirmojë se për shkak të kushteve të vështira atmosferike nuk janë realizuar këto fluturime. Njëri nga aderimet e parapara ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Por, aterrimi ka dështuar dhe avioni ka shkuar në Sofje. Të tjerat do të behën edhe në Shkup”, ka thënë zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara.
Ajo ka treguar se deri në orën 24 janë të parapara disa aderime të ndryshme. Nga aty pritet që kryeministri të vazhdojë për Shkup para ardhjes në Prishtinë. I pari i qeverisë ishte në Londër për takimin e BERZH’it me kryeministrat e rajonit












