Çfarë kërkojnë fuqitë e huaja nga lufta e Sirisë

Çfarë kërkojnë fuqitë e huaja nga lufta e Sirisë

Opozita siriane dhe forcat besnike të Presidentit Bashar al-Assad nuk janë të vetmet në këtë konflikt. Edhe vende të tjera vazhdojnë të ndjekin interesat e tyre. Irani Teherani ka qenë një mbrojtës i fuqishëm i Assadit, duke i mbështetur trupat e tij me para, armë dhe pajisje të inteligjencës. Irani gjithashtu ka dërguar këshilltarë ushtarakë […]

Irani

Teherani ka qenë një mbrojtës i fuqishëm i Assadit, duke i mbështetur trupat e tij me para, armë dhe pajisje të inteligjencës. Irani gjithashtu ka dërguar këshilltarë ushtarakë nga garda revolucionare të drejtuar nga Hezbollahu, një grup militant me bazë në Liban të cilët edhe ata kanë qenë të përfshirë në këtë konflikt.

Pjesëmarrja e Teheranit në këtë luftë paraqet vetën e saj si një mbrojtëse e Shiizmit – sekt i Islamit që përbën shumicën në Iran. Shiitët sirianë kanë qenë objektiv nga grupet militante të identifikuar si Sunni, një tjetër sekt në Islam. Irani po ashtu dëshiron ta mbajë në pushtet Assadin.

Rusia

Moska i vjen në ndihmë Assadit në vitin 2015 kur kishin filluar sulmet ajrore mbi Sirinë. Zyrtarët rusë thanë se sulmet ajrore kanë pasur si objektiv organizata të tilla si “Shteti Islamik” (IS). Por bombat ruse kanë sulmuar edhe grupe të tjera anti-Assad.

Moska ka si synim të mbajë ndikimin në Lindjen e Mesme me pushtetin e Assadit dhe sigurimin e bazës ajrore të rëndësishme ushtarake në perëndim të provincës Latakia dhe një bazë detare në qytetin e Tartusit. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin duket se dëshiron të forcojë prestigjin rus dhe ndikimin në Lindjen e Mesme në kurriz të Shteteve të Bashkuara, raporton “DW”, transmeton Periskopi.

Arabia Saudite

Riadi u ka dhënë shumë para dhe armë forcave opozitare siriane, përfshirë edhe grupit militant islamik. Ajo kishte sulmuar nga ajri objektivat e IS-it si pjesë e koalicionit ndërkombëtar me aleatët e SHBA-së.

Arabia Saudite është vendi më i madh i sunitëve, e cila ka kundërshtuar pretendimet e Iranit mbi shtrirjen e ndikimit në Gjirin Persik që prej përfundimit të luftës në Irak në vitin 2003. Riadi dëshiron të zëvnedësojë Assadin me një lider pro-saudit dhe anti-iranian.

Turqia

Liderët turq kanë pasur lidhje të mira me Assadin nga mesi i vitit 2000, por ata kanë furnizuar grupet e opozitës siriane jo-kurde që nga shpërthimi i luftës në vitin 2011. Turqia ka lejuar luftëtarët kundërshtarë, përfshirë militantët xhihadistë, për të drejtuar betejat tokësore nga Turqia dhe për të hyrë në përleshje në të gjithë kufirin turko-sirian.

Turqia dëshiron të ndalojë kurdët sirianë nga fillimi i autonomisë në veri të Sirisë.

Izraeli

Objektivat e Izraelit kanë qenë Hezbollahu dhe caket iraniane që prej fillimit të konfliktit.

Izraeli dëshiron të ndalojë ndikimin e Iranit në Siri. Udhëheqësit iranian kanë vënë në pikëpyetje në mënyrë të përsëritur të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe financuar grupet terroriste anti-izraelite. Izraeli gjithashtu dëshiron të pengojë shtrirjen e Hezbollahut në Siri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shtetet e Bashkuara si udhëheqëse e koalicionit ndërkombëtar në luftë kundër IS-it ka filluar sulmet ajrore që prej vitit 2014. Ajo vazhdimisht i ka furnizuar me armë dhe mbështetje nga ajri grupet opozitare në veri të Sirisë, përfshirë kurdët që janë duke luftuar kundër Turqisë – aleatit të SHBA-së në NATO. Uashingtoni ka dërguar edhe qindra ushtarë të forcave speicale për t’u ndihmuar grupeve opozitare.

Qëllimi kryesor i SHBA-së është të shkatërrojë IS-in dhe grupet tjera ekstremiste. Politikat e SHBA-së në raport me Assadin është e paqartë. Paraardhësi i Trumpit, Barack Obama kishte thënë “Assad duhet të ikë.” Përveç kundërshtimit të saj ndaj përdorimit të armëve kimike nga qeveria siriane, pozita e administratës së Trumpit mbi të ardhmen e Asadit është shumë e paqartë.

Gjermania

Gjermania ka lëshuar fluturime mbikëqyrëse mbi territorin sirian për të mbështetur sulmet ajrore kundër IS-it dhe ndihmoi në trajnimin e luftëtarëve opozitarë kurd. Berlini i ka bërë thirrje gjithashtu Rusisë dhe Iranit për të bindur Assadin të largohet nga zyra në çdo marrëveshje paqeje.

Berlin gjithashtu dëshiron të shohë humbjen e IS, e cila ka kryer dhe frymëzuar sulmet terroriste në Gjermani. Ajo ka kundërshtuar gjithashtu regjimin e Asadit./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?