Bushati: Festa e Kosovës, e mbarë kombit shqiptar

Bushati: Festa e Kosovës, e mbarë kombit shqiptar

Në ditën e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës. Përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në ‘Facebook’, Bushati thotë se në vetëm një dekadë, Kosova ka bërë përparime të mëdha si shtet. Po ashtu, numri një i diplomacisë shqiptare ka […]

Në ditën e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës.

Përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në ‘Facebook’, Bushati thotë se në vetëm një dekadë, Kosova ka bërë përparime të mëdha si shtet.

Po ashtu, numri një i diplomacisë shqiptare ka falënderuar edhe ndërkombëtarët për ndihmën që kanë dhënë se në shpalljen e pavarësisë, si dhe në konsolidimin pas saj.

Bushati vë në dukje se në këto 10 vite pavarësi, Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë e vëllazërore partneriteti strategjik.

Për ministrin e Jashtëm, projektet konkrete për heqjen e barrierave ekonomiko-tregtare, krijimin e lehtësirave të qarkullimit të kapitalit, mallrave dhe njerëzve, si dhe promovimin e përbashkët të gjuhës dhe kulturës shqiptare në botë, janë udhëzues për dhjetëvjeçarët e ardhshëm, pjesë e projektit të përbashkët evropian.

Urimi i Bushatit

Kosova 10!

Urimet më të përzemërta Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj në 10- Vjetorin e Pavarësisë! 17 shkurti i vitit 2008 i dha jetë dëshirës së hershme të popullit të Kosovës, ëndrrës së luftëtarëve e martirëve dhe jetësoi mbështetjen e miqve e partnerëve të shumtë të Kosovës për liri, mëvehtësi, përparim e begati.

Në vetëm një dekadë, Kosova është trasformuar rrënjësisht. Nga një entitet i nëpërkëmbur dhe me të drejta të shkelura sistematikisht në ish-Jugosllavi, ajo është kthyer sot në një hapësirë demokratike, multietnike dhe multikonfesionale, e cila aspiron drejt integrimit në hapësirën euro-atlantike.

Vetem në tre vitet e fundit, Kosova është anëtarësuar në një numër organizatash rajonale e ndërkombëtare, përfshi këtu pjesëmarrjen e saj me të drejta të plota në “MARRI”, në Fondin e Ballkanit Perendimor, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si vëzhguese në Nismën e Evropës Qendrore dhe si kontribuese e angazhuar në Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor. Ne do të vazhdojmë perpjekjet tona për përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat rajonale e më gjerë, pasi përfshirja e saj është një garanci më shumë për sigurinë e stabilitetin rajonal.

Për momentin, Kosova, ashtu si i gjithë rajoni është përfshirë në një dinamike të re reformash të thella në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, avancimit të reformave në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe të zhvillimit ekonomik. Përgëzojmë Kosovën për përpjekjet e saj në drejtim të përafrimit e paqtimit të shoqërive e komuniteteve në rajonin tonë, në funksion të ndërtimit të një të ardhmeje në paqe e në siguri për qytetarët tanë.

Ndërsa sot përulemi të gjithë me nderimin më të thellë përpara përpjekjeve shumëvjeçare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, vlerësojmë po ashtu, mbështetjen e çmuar e të vazhduar të miqve e aleatëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe të gjitha vendeve që kontribuan në mbylljen e një prej kapitujve më të dhimbshëm të historisë bashkëkohore evropiane.

Festa e Kosovës është festë e mbarë kombit shqiptar. Në këto 10 vite pavarësi, Shqipëria dhe Kosova kanë ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë e vëllazërore partneriteti strategjik. Projektet tona konkrete për heqjen e barrierave ekonomiko-tregtare, krijimin e lehtësirave të qarkullimit të kapitalit, mallrave dhe njerëzve, si dhe promovimin e përbashkët të gjuhës dhe kulturës shqiptare në botë, janë udhëzues për dhjetëvjeçarët e ardhshëm, pjesë e projektit të përbashkët evropian.

“Gëzuar për jetë e mot Pavarësinë Kosovë”!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?