Bilall Sherifi bënë thirrje për pajtim mes LDK-së e AAK-së për demarkacionin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se Nisma e përkrah marrëveshjen për demarkacionin, duke propozuar që partitë së bashku të gjëjnë një definicion të përbashkët se si do duhej të duket ligji. “Kemi bërë përpjekjen që të japim kontributin tonë. Të gjithë së bashku që ta gjejmi një defincion […]
Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se Nisma e përkrah marrëveshjen për demarkacionin, duke propozuar që partitë së bashku të gjëjnë një definicion të përbashkët se si do duhej të duket ligji.
“Kemi bërë përpjekjen që të japim kontributin tonë. Të gjithë së bashku që ta gjejmi një defincion të përbashkët se si do dukej ligji që do na lëvizte përpara që të vijmë në këtë pikë, ta bëjëm debatin. Në parim, mbështesim shmangien. Por nëse shmangia nënkupton debatin, ku më pastaj do hynin fjalë në mes, dhe jo që do të afroheshim por do të largoheshim më shumë”, tha Sherifi, shkruan Periskopi.
Sherifi ka thënë se ka vend për përafrim qëndrimesh mes LDK-së dhe AAK-së.
“Nuk shoh shumë ndryshime mes LDK-së dhe AAK-së dhe mendoj se ka vend për afrim. Pa Raportin e Shpejtim Bulliqit projektligji do të ishte i thatë.” /Periskopi/












