Beqiri-Haradinajt: LDK’së po i dhemb që për tri vjet bllokuat Demarkacionin

Beqiri-Haradinajt: LDK’së po i dhemb që për tri vjet bllokuat Demarkacionin

Në seancën e sotme të Kuvendit, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdoi të mbaj qëndrimin e saj kundër nenit ku përfshihet raporti i Shpejtim Bulliqit në Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion. Kjo nxiti reagim të ashpër të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili iu drejtua këtij subjekti duke ju thënë “Marre ju koftë … jeni […]

Në seancën e sotme të Kuvendit, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdoi të mbaj qëndrimin e saj kundër nenit ku përfshihet raporti i Shpejtim Bulliqit në Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion.

Kjo nxiti reagim të ashpër të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili iu drejtua këtij subjekti duke ju thënë “Marre ju koftë … jeni kundër raportit ku mundet me u gjet territor,  ku po ju dhembë, a keni problem nëse kthehet guri. Pse po ju dhembë qaj raport oo burra, ju po pranoni deklaratën e presidentëve e jo raportin e Bulliqit”.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri tha se këtij subjekti po i dhembë fakti se për tre vjet resht është penguar për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin, shkruan rtv21.tv

“Neve po na dhembë diçka tjetër, që për tre vjet jemi penguar në mënyrë të dhunshme edhe për me procedua në Kuvend. Përsëri ne nuk kemi ndërruar mendim. Po të ishte hakmarrje ne i thojmë nuk e votojmë hiq. Në asnjë rrethanë nuk është inat politik”, tha Beqiri.

Ai tha se opozitarët duhet të merren me Vetëvendosjen, e cila sipas tij, as që merret me këtë punë.

“Pse nuk merren më shumë me Vetëvendosjen e cila as që merret me këtë punë. Gjithmonë janë mësua se LDK-ja është parti e cila është parti e sigurisë, e institucioneve që i ndihmon këtij vendi dhe tash nëse mendohet se që gjithmonë LDK-ja duhet edhe kur është gabim, me u tërheqë këtë nuk po mund ta bëjmë se është kontradiktore”, shtoi Beqiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?