Beqaj: Pas Demarkacionit, këto tri tema të mëdha e presin Kosovën

Beqaj: Pas Demarkacionit, këto tri tema të mëdha e presin Kosovën

Marrëveshja që la ‘peng’ Kosovën që disa vite po duket se po i vjen fundi së shpejti. Krejt kjo pasi u arrit nënshkrimi i aneks-marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi për mundësin e rishikimit dhe korrigjimit të territorit. Qeveria e Kosovës nesër pritet që fillimisht  ta tërheq Projektligjin për këtë marrëveshje, ndërsa tutje ta […]

Marrëveshja që la ‘peng’ Kosovën që disa vite po duket se po i vjen fundi së shpejti. Krejt kjo pasi u arrit nënshkrimi i aneks-marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi për mundësin e rishikimit dhe korrigjimit të territorit.

Qeveria e Kosovës nesër pritet që fillimisht  ta tërheq Projektligjin për këtë marrëveshje, ndërsa tutje ta procedon atë me aneks-marrëveshjen për në Kuvend.

Sipas politologut Behlul Beqaj, arritja e aneks-marrëveshjes ka ardhur me kërkesën e miqve  ndërkombëtarë.

“Mendoj se nuk është në pyetje konsensusi mes tyre por gatishmëria e kryeministrit të Kosovës që të ndryshoj qëndrimin rreth një teme që  ka ndikuar vendosmërisht për të ardhur  në pushtet. Ai ka kërkuar një preteksë për të respektuar “kërkesën e qytetarëve dhe të miqve ndërkombëtarë”,e mbi të gjitha për të vazhduar pushtetin “, ka thënë ai.

Tutje, Beqaj shton se kryeministri Haradinaj këtë e ka pasur si arsyetim që të mbulohet nga ratifikimi i raportit të Komisionit të , Murat Mehës, që një raport të tillë e pati refuzuar kryeministri duke e cilësuar si të gabuar.

Ndërkaq, ai beson se demarkacioni do të ratifikohet në ditët në vijim pasi ndërkombëtarëve iu nevojitet Ramush Haradinaj edhe për tri tema të mëdha.

“Nëse kryeministri ka marrë, ose merr premtime nga ndërkombëtarët me ndikim se ratifikimi i Raportit të Komisionit të Mehës , me një aneks “shpëtimtarë” ia garanton vazhdimin e pushtetit, kjo mund të bëhet shpejtë, nëse nuk merr premtime do të zgjasë derisa ti merr premtimet, nëse nuk i jepen premtimet ratifikimi i kësaj marrëveshje nuk do të bëhet. Por,besoj se ndërkombëtarët do ti premtojnë vazhdimin e pushtetit sepse janë edhe tri tema të mëdha të cilat janë duke pritur zgjidhje nga lideri “sakrifikues”- Gjykata speciale, Bashkësia e komunave me shumicë serbe, vazhdimi i dialogut me Serbinë….”, ka përfunduar ai, për indeksonline.

Ndryshe, për ratifikimin e demarkacionit në Kuvend nevojiten 2/3 e votave apo 80. Deri më tani koalicioni i ka 61 ndërsa kryeministri Haradinaj ditë më parë deklaroi se ende nuk e kanë marrë konfirmimin e Listës Serbe se do ta votojnë këtë marrëveshje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?