Beogradi me tone kërcënuese: Asnjë presje nuk ndryshohet nga Asociacioni

Beogradi me tone kërcënuese: Asnjë presje nuk ndryshohet nga Asociacioni

Prishtina dëshiron t’u ikë detyrimeve nga Marrëveshja e Brukselit, shkruan sot “Novosti”. Sipas kësaj gazete ajo do të provojë të ndryshojë Marrëveshjen e nënshkruar për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS). Për Serbinë është e papranueshme të ndryshojë qoftë edhe një presje e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe lëre më të bëhet një projekt […]

Prishtina dëshiron t’u ikë detyrimeve nga Marrëveshja e Brukselit, shkruan sot “Novosti”. Sipas kësaj gazete ajo do të provojë të ndryshojë Marrëveshjen e nënshkruar për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS).

Për Serbinë është e papranueshme të ndryshojë qoftë edhe një presje e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe lëre më të bëhet një projekt i ri i këtij dokumenti, ashtu siç paralajmëron Prishtina. Beogradi do të kërkojë nga Brukseli, si garant i marrëveshjeve të arritura me shqiptarët e Kosovës, që më në fund të zhbllokohet formimi i AKS-së, transmeton Koha.net

Gazeta citon shefin e delegacionit të Kosovës për dialogun midis Beogradit e Prishtinës, të ketë thënë se në dialogun e pritshëm teknik, i cili është caktuar të mbahet në selinë e BE-së në datat 26 e 27 shkurt, do të paraqesë një projekt të ri të Marrëveshjes për AKS-në, i cili duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Kjo Gjykatë thekson se pjesë të Marrëveshjes që kanë të bëjnë me autorizimet e parapara për Asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën.

Nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë porositin se marrëveshjet e arritura nuk mund të ndryshohen ashtu siç i do qejfi dikujt, transmeton Koha.net. Theksohet se edhe palës serbe shumë çka nuk i pëlqen nga ato për të cilat janë arritur marrëveshje, por i realizon detyrimet e marra.

“Novosti” shkruan se u.d. i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do tp kandidojë si temë kryesore formimin e Asociacionit, fillimin e zbatimit të asaj marrëveshjeje. Po ashtu do të insistojë edhe për hetimin e vrasjes së liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviqit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?