Bëhuni gati, sonte do të ketë reshje të dendura bore

Sonte pritet të jetë një natë me reshje të dendura të borës. Modelet për parashikimin e motit tregojnë se rajoni i Ballkanit sot është në fokus të ciklonit siberik. “Dalja më e re e modelit ECMWF tregon se i tërë rajoni sonte do të përballet me reshje të mëdha bore. Qendra ciklonike gjatë natës do […]
Modelet për parashikimin e motit tregojnë se rajoni i Ballkanit sot është në fokus të ciklonit siberik.
“Dalja më e re e modelit ECMWF tregon se i tërë rajoni sonte do të përballet me reshje të mëdha bore. Qendra ciklonike gjatë natës do t’i afrohet jugut të Shqipërisë dhe nga Deti Jon do të shkojë drejt Greqisë. Gjatë këtij rrugëtimi cikloni do të sjell të reshura të dendura bore”, shkruan meteoballkan.com, transmeton Periskopi.
Reshjet e mëdha mund të paraqesin problem të mëdha në trafik, prandaj ata që kanë në plan udhëtime për sonte duhet të kenë kujdes dhe të posaçëm dhe përgatitje maksimale për situate si kjo.
Kroacia tashmë është përfshirë nga cikloni. Mediat e huaja kanë raportuar se bora në këtë vend ka shkuar mbi një metër. /Periskopi/
