Bëhuni gati, ky është moti për sot dhe tri ditët e ardhshme

Siç parashikojnë meteorologët, gjatë ditëve të fundit të muajit shkurt acari siberik do përfshijë vendin tonë, duke sjellur kështu të ftohtin e madh në ditët e fundit të dimrit. Ky i ftohtë nuk do përcjellet me shumë reshje bore Më poshtë keni parashikimet e motit nga sot (25 shkurt) deri më 28 shkurt. 25.02-27.02 – […]
Siç parashikojnë meteorologët, gjatë ditëve të fundit të muajit shkurt acari siberik do përfshijë vendin tonë, duke sjellur kështu të ftohtin e madh në ditët e fundit të dimrit. Ky i ftohtë nuk do përcjellet me shumë reshje bore
Më poshtë keni parashikimet e motit nga sot (25 shkurt) deri më 28 shkurt.
25.02-27.02 – Mot shumë i ftohtë, e nga pasdita e së dieles deri të martën me reshje bore.
Tabela e temperaturave.
28.02 – Mot shumë i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.
Temperaturat e ajrit, nga dita e diel do të zbresin nën 0C në të dy vlerat ekstremet, që ndryshe në termat meteorologjik njihen edhe si ditë të akullta. Minimalet do të zbresin nga -5C deri në -11C, e ato maksimale nga 4C, të shtunën, deri në -4, në fillim të javës.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-9m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të zbres edhe nën këto vlera.













