Bashkimi doganor Kosovë-Shqipëri, muajin e ardhshëm

Lulzim Rafuna, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, ka thënë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka avancuar shumë. Në një intervistë për “Epoka e Re”, ai ka thënë se në muajin e ardhshëm do të ketë lehtësira doganore ndërmjet dy vendeve. Sipas Rafunës, tani do të jetë një pikë e […]
Lulzim Rafuna, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për dogana dhe tatime, ka thënë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka avancuar shumë.
Në një intervistë për “Epoka e Re”, ai ka thënë se në muajin e ardhshëm do të ketë lehtësira doganore ndërmjet dy vendeve.
Sipas Rafunës, tani do të jetë një pikë e përbashkët doganore Kosovë-Shqipëri në kufirin Morinë-Vërmicë.
“Këtu do ta kemi ndryshimin më të madh në muajin e ardhshëm, ku do t’i vendosim të dyja doganat në një dritare të vetme”, ka thënë Rafuna.
Ai ka bërë të ditur se të dyja qeveritë janë duke ndërmarrë veprime për t’i eliminuar burokracitë institucionale.












