Arifi: S’ka vendim qeveritar që Thaçi të udhëheqë dialogun politik me Serbinë

Arifi: S’ka vendim qeveritar që Thaçi të udhëheqë dialogun politik me Serbinë

Shefi i ekipit negociator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme për platformën e qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë. Arifi ka theksuar se në takimin e radhës më 26 shkurt në Bruksel, do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. […]

Shefi i ekipit negociator i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme për platformën e qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë.

Arifi ka theksuar se në takimin e radhës më 26 shkurt në Bruksel, do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Ai ka thënë se Qeveria synon përmbylljen e dialogut dhe përgatitjen e bazës politike për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, që nënkupton Serbia ta njohë Kosovën, raporton KTV.

Kryetarja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani, ka kërkuar që të dihet nëse ka vendim të Qeverisë se kush është udhëheqësi politik i dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërkaq Arifi ka thënë se është i emëruar vetëm si udhëheqës i dialogut teknik dhe se Qeveria nuk ka vendim që presidenti Hashim Thaçi ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Arifi është pyetur nga anëtarët e komisionit nëse në marrëveshjen për drejtësi është e përfshirë edhe njohja e vendimeve të gjykatave paralele në veri të Mitrovicës.

“Nuk jam në dijeni nëse ka një marrëveshje të tillë, por e di që janë duke u shqyrtuar rreth 2500 vendime që janë nga këto gjykata”, ka thënë Arifi.

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë kërkuar më shumë transparencë dhe njoftim të vazhdueshëm të Kuvendit për ecurinë e dialogut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?