Apostolova Veselit në konferencë: Demarkacioni obligim, vizat pas luftës kundër krimit e korrupsionit

Apostolova Veselit në konferencë: Demarkacioni obligim, vizat pas luftës kundër krimit e korrupsionit

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka pasur sot një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga i cili ka kërkuar që nesër të ratifikohet marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Natalia Apostolova, në një konferencë me Veselin, ka theksuar se ratifikimi i demarkacionit afron Kosovën drejt […]

Natalia Apostolova, në një konferencë me Veselin, ka theksuar se ratifikimi i demarkacionit afron Kosovën drejt liberalizimit të vizave, por, sipas saj, punë më të shumta duhet të bëhen edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan Periskopi.

“Dua të them që jemi afër që ta zgjidhim këtë çështje, prandaj është shumë e rëndësishme kryetar që votimi i demarkacionit të ndodh nesër. Ky është obligim. Ratifikimi do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugën e liberalizimit të vizave. Kosova akoma duhet ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, por ratifikimi i demarkacionit na afron drejt liberalizimit të vizave”, tha Apostolova.

Ajo tha se javëve të fundit janë bërë dy hapa të rëndësishëm për çështjen e demarkacionit, e cila ka mbetur pezull për më shumë se dy vite.

“Kemi pasur një takim të rregullt me kryetarin dhe dëshiroj ta përmend se javëve të fundit kemi pasur dy hapa shumë të rëndësishëm për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Hapi i parë ka qenë deklarata e përbashkët mes dy presidentëve, atij të Malit të Zi dhe të Kosovës. Hapi i dytë është marrëveshja pothuajse mes të gjitha partive politike që ka ndodhur gjatë fundjavës, mes PDK-së, AAK-së, Nismës, Grupit 6+”, ka thënë ajo.

Apostolova ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që të mendojnë për qytetarët e tyre, duke thënë se vizita e nesërme e delegacionit të lartë të BE-së është mundësi për një hap përpara.

“Deputetët duhet të mendojnë për qytetarët e Kosovës. Liberalizimi i vizave u hapë mundësi studentëve, bizneseve, krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit ekonomik. Ju kryetar dhe të gjitha partitë politike në Kuvend nuk duhet ta humbisni këtë rast nesër. Vizita e nivelit të lartë e Presidentit Juncker, komisionerit Hahn dhe përfaqësueses së lartë Mogherini është një mundësi tejet e mirë që ta përfaqësonë gjithëpërfshirjen në Kuvend për shtetin e Kosovës drejt integrimit në BE. Ju lutem na ndihmoni neve në mënyrë që edhe ne t’iu ndihmojmë juve”, ka thënë ajo. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?