Amnesty International: Shqipëria probleme me të drejtat

Amnesty International: Shqipëria probleme me të drejtat

Mosndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e të shkuarës vazhdon në Shqipëri. Masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, janë implementuar me mangësi.Gratë dhe fëmijët trafikohen për prostitucion dhe punë të detyruar. Rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE është vështirësuar nga progresi i ngadaltë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky […]

Mosndëshkimi për vrasjet dhe zhdukjet e të shkuarës vazhdon në Shqipëri. Masat për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje, janë implementuar me mangësi.Gratë dhe fëmijët trafikohen për prostitucion dhe punë të detyruar. Rruga e Shqipërisë për anëtarësim në BE është vështirësuar nga progresi i ngadaltë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky është përshkrimi për Shqipërinë në raportin më të fundit të Amnesty International për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, 2017/2018.

 Amnesty ndalet tek kriza politike që i parapriu zgjedhjeve të vitit të kaluar dhe protestat e partisë demokratike të opozitës. Vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan për disa incidente të presionit mbi votuesit dhe blerje të mundshme votash. Për sa i përket sistemit të drejtësisë, masat për të garantuar pavarësi gjyqësore janë implementuar pjesërisht, thuhet në raport.

Në qershor, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese Ligji i Vettingut që synon të garantojë pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve nga krimi i organizuar. Në një rast të paraqitur në gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut, qeveria ra dakord të rihapë hetimin për rastin e katër protestuesve të vrarë në protestën e 21 janarit 2011. Një pagesë prej mbi 100 mijë eurosh si formë kompensimi është ndarë mes të afërmve të dy viktimave, raporton TCh, transmeton Klan Kosova.

Sulmet fizike mbi gazetarët investigues përmenden po ashtu në raport si edhe paditë për shpifje ndaj dy gazetave të ngritura nga gjykatësi Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, që sipas komunitetit të gazetarëve synonin të frikësonin gazetarët investigativë dhe inkurajonin vetëcensurën.

Më tej raporti ndalet tek të drejtat e komunitetit LGBT ku denoncon diskriminimin në punësim, tek të drejtat e emigrantëve, ato kulturore, ekonomike e sociale si edhe tek dhuna ndaj grave, ku specifikisht përmend rastin e gjykatëses së vrarë Fildeze Hafizi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?