Ambasadori amerikan Delawie mesazh deputetëve për Demarkacionin

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka vazhduar edhe sot me thirrjen e tij për deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë pro ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm nesër në seancë dhe të votojnë ‘Pro’ marrëveshjes së Demarkacionit. “U bëj thirrje […]
Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm nesër në seancë dhe të votojnë ‘Pro’ marrëveshjes së Demarkacionit.
“U bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të jenë të pranishëm në seancë dhe të votojnë pro ratifikimit të Demarkacionit”, ka thënë Delawie përmes një video mesazhi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, raporton Periskopi.
Për ambasadorin amerikan, nëse miratohet Demarkacioni do të shmanget izolimi i Kosovës.
“Vota pro do të jetë fitimprurëse për të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë dhe të gjithë komunitetet”, është shprehur Delawie, shkruan Periskopi.
“Mos votoni për izolim, votoni për të ardhmen”, ishte thirrja me të cilën Delawie e mbylli fjalimin e tij drejtuar deputetëve për Demarkacionin.
Ndërkohe po raportohet se koalicioni qeverisës ende nuk i ka siguruar votat e nevojshme për ratifikimin e Demarkacionit. Thuhet se edhe dy deputetë nga AAK-ja e Haradinajt nuk do ta votojnë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi./Periskopi/
I call on all MPs to show up for work tomorrow & vote yes on border demarcation. Don't vote for isolation, vote for the future. pic.twitter.com/IqBZdqPwgy
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 27, 2018












