Akuzat për vjedhje ndaj Millosheviq dhe gruas së tij

Akuzat për vjedhje ndaj Millosheviq dhe gruas së tij

  Vila shtetërore Paqja në Dedinje, në të cilën është dashur të zhvendosej Tito, por që këtë nuk e përjetoi, si dhe disa ndërtesa në kompleksin e tij ishin me plot eksponate të vlefshme, të cilave u ka humbur çdo gjurmë që nga viti 1999, kur aty u vendos diktatori dhe kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviq […]

 

Vila shtetërore Paqja në Dedinje, në të cilën është dashur të zhvendosej Tito, por që këtë nuk e përjetoi, si dhe disa ndërtesa në kompleksin e tij ishin me plot eksponate të vlefshme, të cilave u ka humbur çdo gjurmë që nga viti 1999, kur aty u vendos diktatori dhe kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviq me bashkëshorten Mirjana Markoviq.

As sot nuk dihet se çfarë ka ndodhur me thesarin, i cili ka vlerë të paçmuar dhe historianët në Serbi thonë se thesarin e ka vjedhur Millosheviq dhe gruaja e tij.

Zhivko Bërkoviq, historian i artit, thotë se Millosheviq është zhvendosur në “hapësirën mbrojtëse” në rrugën “Uzhica” në Beograd, e cila të kohë i takonte qendrës memorialë “Josip Broz Tito” dhe për shkak të kësaj ishte plot me eksponate të rralla, disa prej të cilave i takonin edhe kohës antike. Atje kishte skulptura të vlefshme, armë, stoli dhe piktura të piktorëve më të njohur.

“Disa nga këto gjëra nuk kanë çmim. Shumica prej tyre humbën pas zhvendosjes së Millosheviqit atje. Aty ishte sfinga që Tito kishte marrë dhuratë nga presidenti egjiptian Naser, përkrenarja nga shekulli VII para erës së re, të cilën Tito e mori nga mbreti grek Pavle. Vlera e saj është e paçmuar. Deri sot të gjithë heshtin për këtë dhe ende nuk dihet nëse thesari shtetëror është fshehur diku, apo është shitur”, thotë Bërkoviq.
Në vilën Paqja ishin edhe gjërat personale të Titos, armë, koleksione arkeologjike dhe dhurata, të cilat Tito i kishte marrë nga e gjithë bota – nga patkoi me një dorezë të zbukuruar me diamante dhe armë të ndryshme të tjera të shtrenjta deri te kompleti për kafe nga ari dhe argjendi, skulptura dhe koleksione arkeologjike.

Jovanka Broz, gruaja e Titos, në vitet nëntëdhjeta kishte kërkuar një pjesë të pronës së Titos, në mesin e të cilave ishin edhe këto gjëra, por ajo nuk mori asgjë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?