Aksident në Prishtinë, të përfshira dy vetura (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë afër sheshit “Bill Clinton”. Të përfshira në aksident janë dy vetura. Siç tregojnë për Periskopin dëshmitarë nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike. Që nga dje në Kosovë temperaturat janë ulur drastikisht në Kosovë dhe kanë filluar të reshurat e borës, duke krijuar […]
Të përfshira në aksident janë dy vetura.
Siç tregojnë për Periskopin dëshmitarë nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike.
Që nga dje në Kosovë temperaturat janë ulur drastikisht në Kosovë dhe kanë filluar të reshurat e borës, duke krijuar rrugë të rrëshqitshme me shtresa akulli.
Temperaturat do të bien edhe më shumë në tri ditët e ardhshme, përderisa meteorolgët kanë parashikuar edhe dendësim të të reshurave të borës. /Periskopi/

















