AI: Shqipëria, pak përparim kundër krimit e korrupsionit

AI: Shqipëria, pak përparim kundër krimit e korrupsionit

“Rruga e Shqipërisë për anëtarësimin në BE u pengua nga përparimi i ngadalshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Ky është një ndër përfundimet për Shqipërinë në raportin vjetor që organizata Amnesty International publikoi sot për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë gjatë 2017. Sipas raportit “masat për të siguruar pavarësinë […]

Ky është një ndër përfundimet për Shqipërinë në raportin vjetor që organizata Amnesty International publikoi sot për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë gjatë 2017.

Sipas raportit “masat për të siguruar pavarësinë e gjyqësorit u zbatuan pjesërisht”, ndërsa sillet në vëmendje ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nga ana e dy shoqatave të gjyqtarëve për disa nene të ligjit për verifikimin e gjykatësve dhe prokurorëve, të cilat u hodhën poshtë në fund të vitit nga Gjykata.

Sa i përket “Lirisë së shprehjes” raporti i Amnesty International thekson se “sulme fizike kundër gazetarëve investigativ u kryen nga kriminelët e organizuar, ose pronarët e kompanive private. Në mars, gazetari Elvi Fundo u rrah në kryeqytet, Tiranë, nga agresorët që besohej se ishin të lidhur me krimin e organizuar. Në qershor, pronari i një stacioni televiziv Erven Hyseni u qëllua për vdekje në Vlorë, së bashku me një zyrtar qeveritar”.

Raporti sjell në vëmendje gjithashtu paditë për shpifje të ngritura nga gjykatësi i Apelit Gjin Gjoni ndaj dy mediave.

“Në korrik gazetarët thanë se procedimet për shpifje nga ana e gjyqtarit Gjoni dhe bashkëshortës së tij Elona Çaushi, kishin për qëllim të trembnin gazetarët hulumtues dhe të inkurajonin vetëcensurimin”.

Lidhur me dhunën ndaj grave dhe vajzave Amnesty International vëren se “raportimet për dhunë në familje janë rritur”, duke përmendur faktin se “deri më 1 qershor, ishin lëshuar 420 urdhra për mbrojtje të menjëhershme”. Raporti përmend gjithashtu rastin e vrasjes gushtin e kaluar të gjykatëses Fildeze Hafizi e cila u qëllua në makinën e saj nga ish burri i saj, duke kujtuar se ai ishte dënuar më parë për dhunën ndaj bashkëshortes por ishte liruar në fillim të vitit 2017 pas një amnistie të përgjithshme.

Sa i takon të drejtave të homoseksualëve, raporti vëren se “një studim i gushtit ka gjetur diskriminim të gjerë në punësim si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, ndërsa shprehet se “në shkurt dy OJQ paraqitën një ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke kërkuar një ndryshim në Kodin e Familjes i cili ndalon të drejtat e bashkëjetesës për çiftet e të njëjtit seks”./VoA

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?