Ahmet Isufit ia humbin topin, s’e njoftojnë për marrëveshjen e demarkacionit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi, ka deklaruar se nuk ka marrëveshje mes partive për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin. I kontaktuar nga Insajderi, pas deklaratës së zëvendëskryeministër Behgjet Pacolli se kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar kushtin e LDK-së, Ahmet Isufi tha se nuk ka ndonjë marrëveshje për këtë çështje. “Zoti Behgjet Pacolli […]
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Ahmet Isufi, ka deklaruar se nuk ka marrëveshje mes partive për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.
I kontaktuar nga Insajderi, pas deklaratës së zëvendëskryeministër Behgjet Pacolli se kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar kushtin e LDK-së, Ahmet Isufi tha se nuk ka ndonjë marrëveshje për këtë çështje.
“Zoti Behgjet Pacolli ka folur për veti por nuk ka ndonjë marrëveshje. Unë nuk e ka di a ka pasur ndonjë takim me zyrtarë të LDK-së, por zyrtarisht nuk ka asnjë marrëveshje”, tha ai.
Pas zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar se është arritur konsensusi mes palëve për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin.
Përfundimisht, të mërkurën do të kalojë demarkacioni. Kjo pasi Ramush Haradinaj është bindur të pranojë kushtin e LDK’së për ta lënë Raportin e Shpejtim Bulliqit vetëm si raport informues e orientues për deputetët.
“Falënderoj Kryeministin Ramush Haradinaj për konstruktivitetin dhe mirëkuptimin që ka pasur për këtë takim që kemi pasur sot. Definitivisht mund të konsiderohet se ky problemn dhe divergjencat mes LDK’së dhe Kryeministrit janë zgjedhur. Nuk do të ketë asnjë problem”, ka thënë Pacolli.












