Kosovari përjashtohet nga Zvicra, shkaku i një letre anonime

Kosovari përjashtohet nga Zvicra, shkaku i një letre anonime

Në nëntor të vitit 2003, shqiptari nga Kosova, atëkohë 42 vjeç, ishte martuar me një patrioten e vet, e cila kishte leje të përhershme qëndrimi në Zvicër. Përmes kësaj martese ai kishte marrë lejen e qëndrimit, e cila i kishte mundësuar të jetonte në Zvicër. Pa i mbushur mirë 5 vjet, çifti ndahet në vitin 2008, […]

Pa i mbushur mirë 5 vjet, çifti ndahet në vitin 2008, shkruan azonline.ch. Autoritetet kundërshtojnë t`ia vazhdojnë lejen e qëndrimit ndërsa vetëm pesë ditë para se atij t’i mbaronte afati i qendrimit në Zvicër, ish-bashkëshortja e ndihmon dhe kërkon të ribashkohet me të. Kështu, kosovari, e fiton sërish lejen e qëndrimit në Zvciër.

Por, gëzimi i tij ishte i kot, sepse dy muaj pas kësaj, zyrtarëve u shkon një dëshmi anonime, sipas të cilës lidhja mes dy personave nuk ishte e vërtetë, transmeton albinfo.ch. Pra, me fjalë të tjera, lidhja e tyre qëndronte vetëm në letër dhe se këtu bëhej fjalë për një abuzim me ligjin.

Nisur nga kjo, Zyra për Migracion në Aargau nis një hetim dhe merr vendim në shkurt 2016 për të mos ia vazhduar lejen e qëndrimit, kosovarit dhe urdhëron dëbimin e tij nga Zvicra, transmeton albinfo.ch. Ai kundërshton vendimin duke shfrytëzuar të gjitha instancat e mundshme gjyqësore të Zvicrës, deri në Gjykatën Federale, si më e larta.

Avokati i tij ka kërkuar nga kjo gjykatë që klientit të tij t`i vazhdohet leja e qëndrimit dhe të mos dëbohet nga Zvicra. Gjykata Administrative Kantonale  kishte ardhur në përfundimin se kosovari nuk po jetonte me gruan e tij të ligjshme dhe, bazuar në këtë fakt, nuk ishte i drejtë pretendimi i tij për vazhdim të lejes së qëndrimit në Zvicër.

Autoritetet pra kishin vepruar në mënyrë korrekte kur kishin vendosur mosvazhdimin e lejes dhe dëbimin e personit në fjalë, përcjell albinfo.ch. Po ashtu gjykata ka theksuar se nuk ekzistonte detyrimi për të zbuluar identitetin e personit që kishte dërguar dëshmi anonime që thoshte se martesa kishte qenë fiktive.

Gjykata Administrative e Kantonit tha se situata paraqet një të ashtuquajtur rast të rëndë.

Bazuar në të gjitha këto, edhe Gjykata Federale e Zvicrës e ka kundërshtuar duke mos e marrë fillimisht fare në shqyrtim rastin. Sipas saj, në ankesën e bërë, kosovari ishte mjaftuar vetëm në përshkrimin e mangësive që kishte letra me dëshminë anonime.

Ndërsa, siç kanë theksuar gjyqtarët e gjykatës në fjalë, kosovari do të mund të kishte pasur gjithsesi një shans me ankesën e tij. Kështu, ai në ankesën e bërë në Gjykatën Federale vërtet kishte dëshmuar se Gjykata Administrative e Kantonit kishte anashkaluar faktin se fëmijët e tij para martese dhe nipërit jetonin në Zvicër dhe se ai kishte me ta një raport të afërt familjar.

Por, kanë shtuar gjyqtarët e Lozanës, ai nuk kishte treguar në ankesë se sa këto raporte familjare janë në përputhje me kriteret që parasheh Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, për t`i mundësuar atij mbajtjen e lejes së qëndrimit në Zvicër. Ai s’e bëri këtë, edhe pse Gjykata Administrative e kishte lutur ta tregonte këtë fakt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?