12.5 miliardë euro, qarkullimi dhjetëvjeçar i buxhetit të Kosovës

12.5 miliardë euro, qarkullimi dhjetëvjeçar i buxhetit të Kosovës

Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), janë mbushësit kryesorë të Buxhetit të Kosovës. Për një dekadë të shtetësisë, këto dy institucione kanë vazhduar të janë kontribuuesit kyç të në grumbullimin e parasë publike. Dogana e Kosovës, për dhjetë vite që nga shpallja e Pavarësisë, ka mbledhur 8.45 miliardë euro dhe përbënë rreth 70 për […]

Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), janë mbushësit kryesorë të Buxhetit të Kosovës. Për një dekadë të shtetësisë, këto dy institucione kanë vazhduar të janë kontribuuesit kyç të në grumbullimin e parasë publike.

Dogana e Kosovës, për dhjetë vite që nga shpallja e Pavarësisë, ka mbledhur 8.45 miliardë euro dhe përbënë rreth 70 për qind e mjeteve të grumbulluara.
Kurse Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), për dhjetë vjet të shtetësisë ka grumbulluar për arkën e shtetit 4.1 miliardë euro.

Në total të dyja këto institucione kanë mbledhur 12.55 miliardë euro.

Nga viti në vit, trendi i mbledhjes së të hyrave nga Dogana ka pasur rritje. Në vitin 2016 për herë të parë ky institucion kaloi shifrën prej një miliard eurove, ku grumbulloi 1 miliard e 52 milionë euro.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovë, dërguar Telegrafit, në vitin 2008 janë grumbulluar 604.8 milionë euro, ndërsa në fund të vitit 2017, kjo vlerë arriti në 1 miliard e 121 milionë euro.

“Në vitin 2009 Dogana mblodhi 635.08 milionë euro, 700.03 milionë euro u grumbulluan me 2010-në dhe në vitin 2011 janë mbledhur 827.1 milionë euro. Nga viti 2012 deri në fund të 2017-së nga ky institucion janë mbledhur 5.68 miliardë euro”, tha zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci për Telegrafin.

Nga viti 2008 e deri në janarin e vitit 2018, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka mbledhur 4.1 miliardë euro, ku nga tatimet janë grumbulluar 2.92 miliardë euro dhe 1.18 miliardë nga kontributet pensionale.

Ndëkaq zyrtarët e ATK-së kanë thënë se në vitin 2008 kanë grumbulluar 222.16 milionë euro nga tatimet, ndërsa në fund të vitit 2017, ky institucion ka mbledhur 414.36 milionë euro.

“Nga llojet e tatimeve, më shumë të hyra janë realizuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), me një total prej 1.32 miliardë euro, përpara Tatimit në të Ardhurat Personale (TAP) me 907.3 milionë euro dhe Tatimi në Korporata me 764.63 milionë euro”, ka treguar për Telegrafin zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi.

Në fund të vitit të kaluar, ministri i Financave, Bedri Hamza, kishte thënë se TVSH-ja, shumë shpejt nuk do të mblidhet nga Doganat e Kosovës, por ky lloji tatimi do të grumbullohet brenda vendit nga ATK-ja.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?