Zhbllokohen alpinistët kosovarë, largohen me aeroplan nga Antarktida

Zhbllokohen alpinistët kosovarë, largohen me aeroplan nga Antarktida

Dy kosovarët që kishin mbetur të bllokuar në majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antraktikut, Arianit dhe Mrika Nikçi, sot kanë arritur të dalin jashtë Kampit Bazë. Ata kishin mbetur të bllokuar nëntë ditë në një tendë në temperaturat deri në -40 gradë celcius në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin […]

Dy kosovarët që kishin mbetur të bllokuar në majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antraktikut, Arianit dhe Mrika Nikçi, sot kanë arritur të dalin jashtë Kampit Bazë.

Ata kishin mbetur të bllokuar nëntë ditë në një tendë në temperaturat deri në -40 gradë celcius në majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

Lajmin për këtë e ka dhënë Shoqata e Bjeshkatarëve “Gjeravica”.

Sipas njoftimit të kësaj shoqate, grupi i gjithë aplinistëve pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, i’a kanë dalur me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashtë kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejt Punta Arena Chile.

Ky është njoftimi i plotë:

Për të gjithë ju që keni pritur me durim, duke treguar dashuri, kujdesje dhe mbështetje, ndihemi të kënaqur të ju njoftojmë se pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, Mrika dhe i gjith ekipi i alpinistëve i’a kanë dalur me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashte kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejtë Punta Arena Chile.

Dëshirojme të ndajmë me ju qertifikatën e kompletimit të ekspeditës të cilën ekipi po pret ta pranojë në Union Glacier gjatë ditës së sotme, por ndarja e lajmit te mirë me të gjithë ju është shumë më e rëndesishme për ne.

Fotot do te postohen se shpejti

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?