Zemaj: Nuk ka falsifikime të nënshkrimeve, Veseli po i ik përgjegjësisë dhe debatit për vizat

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se kryeparlamentari Kadri Veseli me qëllim ka thirrur Kryesinë në mbledhje për të gjetur arsyetime procedurale, për të mos debatuar për dështimin mbi liberalizimin e vizave Ai ka mohuar të ketë falsifikime të nënshkrimeve të deputetëve në listën e grupit parlamentar të LDK-së. “Ne kemi të gjithë nënshkrimet e […]
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se kryeparlamentari Kadri Veseli me qëllim ka thirrur Kryesinë në mbledhje për të gjetur arsyetime procedurale, për të mos debatuar për dështimin mbi liberalizimin e vizave
Ai ka mohuar të ketë falsifikime të nënshkrimeve të deputetëve në listën e grupit parlamentar të LDK-së.
“Ne kemi të gjithë nënshkrimet e grupit të deputetëve të LDK0së”, tha ai për RTK-në.
Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se dy deputetë që gjenden në listën, që ka 44 nënshkrime, janë në ShBA, duke hapur dyshime për falsifikime të nënshkrimeve. 19 nga 44 deputetët janë të LVV-së. Të tjerët nga grupi parlamentar i LDK-së.
Aktualisht kryesia po diskuton për kërkesën e dy grupeve parlamentare, LDk dhe LVV, për mbajtjen e debatit për dështimin mbi liberalizimin e vizave për çka fajësojnë Ramush Haradinaj dhe partnerët e tij qeveritar, të cilët i akuzojnë që me dhunë e intriga penguan përmbushjen e kritereve për viza. Ani pse LVV protestonte po ashtu kundër demarkacionit me Malin e Zi, madje me gaz lotsjellës në Kuvend, përkundër që ai ka qenë kriter për liberalizimin e vizave.












