Zeka: Kurrë kurrë kurrë s’kisha besu që LDK bëhet bashkë me Vetëvendosjen

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka, është shprehur i habitur nga bashkëpunimi në Kuvend mes dy partive opozitare, Vetëvendosje e LDK, raporton Periskopi. Zeka ka thënë se kurrë nuk kishte besu që VV e LDK mund të bëhen bashkë. “Kam filluar çdo ditë e më shumë me bisedu me njerëz […]
Zeka ka thënë se kurrë nuk kishte besu që VV e LDK mund të bëhen bashkë.
“Kam filluar çdo ditë e më shumë me bisedu me njerëz e me besu vetë në përrallën magjike të presidenti për ri-dizajnimin të kufijve. Kurrë s’kisha besu që VV bahet bashkë me LDK’në sepse vazhdimisht dhe me shumë të drejtë sipas modelit të VV’së, Malit të Zi ju kanë dhanë mbi 8 mijë hektarë. Mund të bisedosh me një mashtrues e hajdut, por jot ë bashkëveprosh me ata që kanë shkel Kushtetutën. Sikur ne deputetët të kishin tregu 10 për qind të dashurisë ndaj Kushtetutës, ashtu si qeni i George Bushit, do të ishim në situatë tjetër. Nuk po e dimë as pse jemi ardh në këtë seancë të jashtëzakonshme. Ahmeti Isufi s’guxoi me thanë kush ka fol kundër vizave në Bruksel. Dy deputetë thanë hapur që u janë falsifikuar nënshkrimet. Lindja e perëndimi nuk mujnë me u ba bashkë, as që besoj që VV mund të bashkohet me LDK’në kurrë kurrë kurrë, sepse LDK e ka veç për elektorat këtë punë. VV po e ndjek këtë kauzë. Pom shokon bashkëafrimi i tyre”, ka thënë Zeka./PERISKOPI












